Rama: Vijojmë me bonuset, do të ketë rritje të pensioneve të ulëta

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste, risolli sot në vëmendje situatën ekonomike në të cilën ishte vendi në 2013, kur PS erdhi në pushtet, ndërsa deklaroi se shqiptarët jetojnë sot më mirë materialisht dhe moralisht.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste, risolli sot në vëmendje situatën ekonomike në të cilën ishte vendi në 2013, kur PS erdhi në pushtet, ndërsa deklaroi se shqiptarët jetojnë sot më mirë materialisht dhe moralisht.

Gjatë një interviste në media, Rama tha se Prodhimi i Brendshëm Bruto nga 10 miliardë euro në 2013-ën, ka shkuar në 25 miliardë euro.

“Shqiptarët jetojnë sot më mirë dhe një pjesë shumë më mirë, materialisht dhe moralisht. Ndjehen shumë më dinjitoz, ndjehen shumë më pjesë e kësaj Europë. Ka plot akoma gjëra që duhet të jenë shumë më mirë”, tha ai.

Rama foli për zhvillim të sektorëve në tërësi, përfshirë, turizmin, bujqësinë, etj.

“Turizmi nuk është një sektor si të tjerët, por prek një zinxhir të tërë. Edhe dhënia me qira e apartamentit është një e ardhur në ekonomi. Njëkohësisht bujqësia është zhvilluar. Eksportet janë rritur. Nga 120 milionë euro eksporte “Made in Albania”, sot eksportohen rreth gjysmë miliardë euro”, tha ai.

Rama njëkohësisht foli për rritje të pikave të grumbullimit, investim ky që vjen, sipas tij, si rezultat i rritjes së prodhimit bujqësor.

Sipas tij, edhe në raport me rajonin sa i përket PBB-së, Shqipëria nga vendi i fundit, sot renditej në vend të parë.

Rama vuri në dukje se kur PS erdhi në pushtet, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të rrezikut të të rënies në varfëri, 44% dhe sot ka zbritur 20%.

Kryeministri më tej tha se borxhi publik i vendit kishte shkuar në mbi 70%, ndërsa kishte edhe një borxh tjetër të fshehur.

“Borxhi publik, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga pandemia e tërmeti, nga 70% pa përfshirë borxhet e fshehura, ka vajtur 54% do të shkojë 50%. Edhe agjencitë prestigjioze ndërkombëtare që merren me vlerësimin e situatës në Shqipëri kanë rritur me 2 pozicione, pozicionin e Shqipërisë“, vijoi Rama.

Ai foli dhe për kreditë e këqija, të cilat theksoi Rama kanë shënuar rënie nga 25% në 4%.

Njëkohësisht, theksoi Rama, rreziku për rënien në varfëri është më i ulëti ndonjëherë, ndërsa papunësia ka zbritur në 8,8%.

“E gjetëm vendin me pagën mesatare rreth 300 euro, në vendin e fundit dhe sot jemi në vendin e 4-t në Ballkanin Perëndimor. Paga mesatare sot në sektorin shtetëror llogaritet 1 mijë euro”, deklaroi ai.

Rama iu përgjigj edhe akuzave për mos mbajtjen e premtimit për furnizim me ujë 24 orë.

Sipas tij, në 2013-n vendi kishte vetëm 4 zona urbane që furnizoheshin 24 orë me ujë, ndërsa sot janë 43 zona urbane.

Sa i takon pensioneve, Rama tha se kemi vendosur t’i qëndrojmë skemës, duke u bazuar në kontribute, ndërsa do të ketë rritje të pensioneve të ulëta.

“Kemi vendosur të mos prishim skemën. Por është bërë e qartë që pensionet e ulëta janë shumë të ulëta, ndërsa kosto e jetës rritet. Për këtë arsye kemi rritur bonuset dhe kemi vendosur kompensime për energjinë elektrike, ilaçe, etj. Dhe ndërkohë, duke qenë se kemi rritje ekonomike të qëndrueshme, kemi bërë dy bonuse dhe duam të vijojmë të mbajmë dy bonuse”, theksoi ai.

Rama shtoi se është rritur në mënyrë të ndjeshme edhe numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve, ndërsa shtoi se procesi i negociatave imponon rritjen e numrit të të punësuarve në administratë, kryesisht të asaj të pushtetit vendor.

“Me anëtarësimin në BE do të duhet të rrisim numrin e punonjësve në strukturat shtetërore, pasi procesi i negocimit kërkon të rritet numri, pasi 70% e legjislacionit të BE-së lidhet me pushtetin lokal. Momenti i mbylljes së negociatave është çertifikata që ti ke bërë shtet. Nuk është Gjermani as Francë, por ti merr çertifikatën që Shqipëria ka shtet”, vijoi Rama.

Burimi ATSH

Avancon projekti i Qendrës Multifunksionale të Parkut Arkeologjik të Bylisit

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avancon projekti i Qendrës Multifunksionale të Parkut Arkeologjik të Bylisit

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në…