Zaçaj në Kongresin Botëror të Ligjit: Drejtësia, një premtim i gjallë për çdo qytetar në botë

Me ftesë të World Law Foundation dhe World Jurist Association, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja Holta Zaçaj dhe i përbërë nga gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi, së bashku me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe të ekzekutivit, po merr pjesë në Kongresin e 29-të Botëror të Ligjit, i cili po zhvillohet në Santo Domingo, Republika Dominikane, nga data 4 – 6 maj 2025.

Kongresi i 29-të Botëror i Ligjit është hapur me një ceremoni solemne, me pjesëmarrjen e personaliteteve me të larta vendase dhe ndërkombëtare, gjatë së cilës është përcjellë angazhimi dhe kontributi për forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Kongresi ka vijuar me zhvillimin e disa tryezave diskutimesh ku pati referime nga panelistë të ndryshëm nga e gjithë bota ku përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese dhe të delegacionit shqiptar moderuan dhe referuan në disa prej paneleve.

Punimet e Kongresit u mbyllën me dhënien e çmimeve të mirënjohjes për disa personalitete të rëndësishme të së drejtës dhe u nderuan nga prezenca e Shkëlqesisë së Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Shkëlqesisë së Tij, Luis Abinader, President i Republikës Dominikane.

Gjatë ceremonisë së mbylljes, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse lidhur me ftesën për ta zhvilluar Kongresin e ardhshëm të 30-të Botëror të Ligjit në Shqipëri, gjatë së cilës ajo u shpreh se, “dhënia e besimit për organizimin e Kongresit të Shoqatës Botërore të Juristëve për vitin 2027 është një nder historik për vendin tim — një komb i vogël me një zemër të madhe, historia e të cilit ka qenë ajo e qëndrueshmërisë, transformimit dhe besimit të palëkundur në fuqinë e dialogut dhe solidaritetit”.

“Le të riafirmojmë së bashku misionin tonë të përbashkët: për të mbrojtur dinjitetin e ligjit, për të garantuar të drejtat e njeriut dhe për të siguruar që drejtësia të mos mbetet thjesht një parim, por një premtim i gjallë për çdo qytetar, në çdo cep të botës”, tha ndër të tjera Zaçaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…