Basha me biznesin e vogël: Taksa lokale jo më shumë se 1% e xhiros, 0 tatimfitim

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.


Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku prezantoi disa nga pikat kyçe të programit të koalicionit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për mbështetje të këtij sektori. Basha theksoi angazhimin e koalicionit për të përjashtuar biznesin e vogël nga tatimfitimi të qeverisë qendrore, duke vënë theksin te pagesa e taksave dhe tarifave lokale që nuk do të tejkalojnë 1% të xhiros vjetore.

Ai shpjegoi se ky hap është një stimul i nevojshëm për biznesin e vogël, megjithatë, theksoi se kjo masë vetëm nuk do të mjaftonte nëse bizneset vazhdojnë të përballen me rënie të xhiros dhe fuqisë blerëse. Për këtë arsye, Basha foli për planin që përfshin eliminimin e abuzimeve nga inspektoriate dhe institucione shtetërore, duke vendosur pulla fiskale në ambientet e jashtme të biznesit të vogël dhe duke e bërë të paligjshme praninë e çdo inspektori tatimor.

“kjo është një frymëmarrje për biznesin e vogël por është edhe e pamjaftueshme në qoftë se ai vazhdon të përballet me rënie të vazhdueshme të xhiros, të fuqisë blerëse dhe si rezultat edhe të marzheve të fitimit. Kështu që ky hap, bashkë me hapin tjetër që eleminon de fakto, pothuajse 100% abuzimin e institucioneve shtetërore, inspektoriateve, policive lokale, qëndrore e gjithçka tjetër që është vendosja e pullës fiskale në ambientet e jashtme të biznesit të vogël, që e pamundëson apo e bën të paligjshme praninë e çdo nënpunësi tatimor apo e çdo lloji tjetër me pretendimin se po bën kontroll. E gjitha kjo nuk mund të kuptohet pa një përpjekje shumë të madhe për shëndoshjen e ekonomisë në tërësi” – tha ai.

Basha gjithashtu shpjegoi se ulja e barrës fiskale për bizneset me taksën 9% do të stimulojë investimet, rritjen e pagave dhe shpërblimeve për punonjësit, duke kontribuar në rritjen e konsumit dhe forcimin e ekonomisë.

Ai theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe mbështetjes për SPAK, si një parakusht për luftën kundër korrupsionit dhe për mbrojtjen e parave të buxhetit.

“Ngado që të rrotullohemi, asnjë politikë vizionare, afatgjatë dhe efektive, nuk mund të zbatohet, nuk mund të ekzekutohet në mungesë të vazhdimit të mbështetjes për SPAK-ut dhe luftës së korrupsionit sa i takon dhe qeverisjes së ardhshme’, u shpreh Basha.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.