Begaj në Sofje, takime me përfaqësues politikë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Sofje të Bullgarisë ku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që bashkëorganizohet nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II.

Gjatë qëndrimit në Bullgari Begaj zhvilloi takime me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, në nisje e në kthim, nuk mund të mungonin takimet me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe NATO-s”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti Begaj iu bashkua në këtë samit, liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të qeverive dhe institucioneve që janë pjesë e “Procesit të Aqaba”-s të cilët diskutuan për çështjet e sigurisë në Ballkan.

Presidenti Begaj mbajti një fjalim të posaçëm në këtë forum. Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj, ishin edhe takimet e veçanta me homologë të tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Tirana në hartën e “Si Viaggia” për pushime ekonomike në tetor

Tirana po shfaqet si një nga alternativat më interesante për turistët që kërkojnë pushime në vjeshtë me kosto të përballueshme,…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tirana në hartën e “Si Viaggia” për pushime ekonomike në tetor

Tirana po shfaqet si një nga alternativat më interesante për turistët që kërkojnë pushime në vjeshtë me kosto të përballueshme,…