Fitër Bajrami, kreu i Ligës Botërore të Islamit: Shqipëria, shembull për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare

Me besimtarët myslimanë shqiptarë, ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa i shoqëruar edhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.


Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Fitër Bajramin.

Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Bajramit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH).

Me besimtarët myslimanë shqiptarë, ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa i shoqëruar edhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.

“Sot festojmë Fitër Bajramin, të sjellë mirësi dhe begati në shtëpitë tona në Shqipëri, paqe dhe begati në mbarë njerëzimin. Kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura dhe sakrifica jonë është pranuar. Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe njeriu matet me atë që ka. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb”, tha Spahiu.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa, vuri në dukje vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, si një shembull që duhet ndjekur nga e gjitha bota.

“Rikujtimi i faktit se shoqëria shqiptare, se populli shqiptar, ndan apo jeton një tolerancë dhe bashkëjetesë fetare që është për t’u lavdëruar në mbarë botën. Këto burojnë nga vlerat, nga morali që ky popull ka manifestuar brez pas brezi dhe ka arritur t’i përçojë edhe te brezat e sotshëm”, tha ai.

“Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkë-besimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën, që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.

Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumëllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj”, u shpreh Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa.

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…