Ligji për statusin e ushtarakut, Vengu: Paga të nivelit të NATO-s brenda 4 viteve të ardhshme

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se “në 4 vitet e ardhshme synojmë të arrijmë pagën mesatare të NATO-s, për Forcat e Armatosura”.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se “në 4 vitet e ardhshme synojmë të arrijmë pagën mesatare të NATO-s, për Forcat e Armatosura”.

I pranishëm në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, për konsultim publik, me përfaqësues nga shoqatat e ish-ushtarakëve, për Ligjin e statusit të ushtarakut, Vengu vlerësoi me shumë rëndësi gjithpërfshirjen e të gjithë aktorëve të këtij sektori, në procesin e ndryshimeve ligjore për statusin e ushtarakut, që siç tha ai, “ka në fokus forcimin e FA, modernizimin e tij dhe rritjen e investimeve në kapitalin njerëzor”.

“Ne synojmë të krijojmë instrumente që i bëjnë të rinjtë të rrisin interesin për FA. Përmes ndryshimeve ligjore synojmë mbështetjen financiare për ushtarakët gjatë ushtrimit të detyrës, mbështetjen financiare dhe sociale për familjet e ushtarakëve dhe mbështetje për ushtarakët pas përfundimit të karrierës së tyre”, u shpreh ministri.

“Rritja e kapaciteteve, modernizimi i forcave, industria ushtarake të gjitha këto procese nuk mund të realizohen dhe konkretizohen me sukses nëse ne nuk investojmë te kapitali njerëzor si një shtyllë kryesore që e ka në fokus qeveria”, tha ai.

“Krahasuar me 10 vite më parë ne kemi pesëfishuar rekrutimet. Në Akademinë FA kemi 1100 aplikime për 100 të rekrutuar. Gjithashtu pagat janë rritur ndjeshëm. Kishim pagat më të ulëta në Rajon tani kemi pagat më të larta në Rajon dhe synimi është të rrisim pagat sipas standardeve të NATO-s”, theksoi Vengu.

Vengu tha se, përmes ndryshime ligjore duam të rrisim mbështetjen për ata ushtarakë në rezervë dhe në lirim.

Ministri tha se, “janë rritur me 164 % pagat e ushtarakëve aktivë, ndërsa u ndal tek rritja e mbështetjes së ushtarakëve edhe në drejtime të tjera”.

“Me agjencinë shëndetësore ushtarake kemi disa projekte tek Spitali i Traumës për të krijuar hapësira dhe më të dedikuara për ushtarakët dhe familjarët e tyre. Gjithashtu kemi një projekt për ngritjen e shtëpive të oficerëve në 12 qarqe të vendit, ku të jenë disa ambiente dinjitoze ku ju mund të keni një program ditor, të mbuluara nga Ministria e Mbrojtjes. Në Kuçovë po bëhet shtëpia e ushtarakëve, në Vorë gjithashtu. Sivjet do prodhohet dokumenti i identifikimit ushtarak. Ligji i ri sqaron mënyrën sesi kalohet në akte ligjore që japin benefitet”, u shpreh Vengu.

Në draftligjin për konsultim, parashikohet që përveç kredisë për strehim, ushtarakëve t’u jepet në përdorim edhe banesë në objektet e ndërtuara për qëllime strehimi nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu, parashikohet që ushtaraku i dërguar për stërvitje, trajnim dhe kurse jashtë vendit, përveç trajtimit financiar, përfiton dietë ditore për mbulimin e shpenzimeve vetjake. Nga ana tjetër, fëmijëve të ushtarakëve të rënë në detyrë shteti u jep bursë të plotë nëse fitojnë të drejtën për studime të larta në institucione publike.

Pjesëmarrësit u shprehën pro ndryshimeve të paraqitura n]ë Ligjin për statusin e ushtarakut, teksa vlerësuan mbështetjen e shtuar për familjet e ushtarakëve dhe për ushtarakët në lirim dhe për ata që dali në pension.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zgjerimi i Linjës së Transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hap strategjik për energjinë në rajon

Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Zgjerimi i Linjës së Transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hap strategjik për energjinë në rajon

Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe…