Sejko me drejtorin e FMN-së: Rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit e të pagave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Riccardo Ercoli, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondin Monetar Ndërkombëtar


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Riccardo Ercoli, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, (FMN) ku theksuan nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe të asistencës teknike në të ardhmen.

Fillimisht, Guvernatori Sejko falënderoi Ercoli-n për kontributin dhe angazhimin e tij në asistencat e ndryshme teknike të ofruara për Bankën e Shqipërisë nga FMN-ja, kryesisht në fushat e politikës monetare, statistikave dhe mbikëqyrjes bankare.

Lidhur me ekonominë shqiptare, Guvernatori u shpreh se, pavarësisht sfidave, ajo ka pasur një ecuri pozitive. Rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit, ku inflacioni, kreditë me probleme dhe bilancet e sektorit bankar kanë ardhur në përmirësim.

Në kuadër të mbikëqyrjes bankare, Guvernatori Sejko prezantoi për Ercoli-n ndryshimet rregullatore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, për mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e një mjedisi më transparent për huamarrësit. Këto ndryshime do të sjellin ulje të kostove për qytetarët dhe rritje të transparencës mbi komisionet dhe kushtet e kredive. Ato janë pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për të rritur sigurinë financiare dhe për të mbrojtur më mirë interesat e konsumatorëve.

Në vijim, Guvernatori prezantoi programin e financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm, i cili synon të krijojë dhe të formatojë një instrument financimi për bankat tregtare që mund të përdoret prej tyre në mbështetje të përmirësimit të aksesit në kredi për bizneset që operojnë në Shqipëri. Guvernatori shtoi se aksesi në financim, kryesisht për sektorin e bujqësisë, ka qenë më i kufizuar, ndaj Banka e Shqipërisë ka vendosur ta mbështesë këtë sektor, si dhe agroturizmin dhe gjithë bizneset e tjera të vogla dhe të mesme me një program në vlerën e rreth 25 miliardë lekëve. Falë këtij programi, çdo biznes i vogël e i mesëm mund të përfitojë kredi deri në nivelin e 25 milionë lekëve.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri. Sipas Guvernatorit, me rritjen e kërkesës për shërbime më të shpejta dhe të sigurta, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkretë për të harmonizuar kuadrin rregullator me standardet evropiane, duke synuar anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Ky anëtarësim shënon një moment kyç në rrugën e modernizimit financiar të Shqipërisë, duke përmirësuar infrastrukturën financiare dhe duke e afruar më shumë vendin me standardet dhe praktikat e zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN shprehu vlerësimin e tij për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend dhe stabilitetit të çmimeve, si mandati dhe objektivi kryesor i Bankës.

Së fundi, Ercoli inkurajoi monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit, si dhe vlerësoi pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.