Klosi: Objektivi ynë është që në zgjedhjet e 2025-ës të jemi më mirë se në 2021-shin

Sekretari i Partisë Socialiste, Blendi Klosi foli sot në një intervistë televizive në lidhje me votën e diasporës, e cila për herë të parë aplikohet në zgjedhje në Shqipëri.


Sekretari i Partisë Socialiste, Blendi Klosi foli sot në një intervistë televizive në lidhje me votën e diasporës, e cila për herë të parë aplikohet në zgjedhje në Shqipëri.

Klosi u shpreh se, Partia Socialiste ka punuar shumë për votën e diasporës dhe shpreson që të arrijë objektivat e saj në këto zgjedhje.

Sipas Klosit, partitë politike duhet të kishin bërë më shumë për këtë çështje, teksa shtoi se shumë emigrantë ende nuk dinë të regjistrohen.

“Ne kemi 5-6 muaj që mblidhemi për votën e diasporës. Kemi ngritur dhe një bord me të cilët diskutojmë dhe përcaktojmë objektivat për votën e diasporës. Janë ditët e fundit dhe ne kemi punuar shumë, kemi rekordet tona, kemi 104 mijë anëtarë, edhe sikur një regjistrim të bënte do të shkonte mbi 100 mijë vota. Kanë shkuar mbi 170 mijë regjistrime dhe PS pritet të ketë një mazhorancë. Procesi nuk ka qenë i lehtë, rrugës ka pasur ndryshime që e kanë bërë më të lehtë”, tha ai.

“Nëse do të kishte një komision ndërpartizan, që dy vjet më parë, edhe më shumë do të ishin regjistruar. Në Italinë e Veriut ka ende shqiptarë që nuk e dinë se si votohet, apo si të regjistrohen. Vota e diasporës tregoi që është një politikë kombëtare që duhet të kishim punuar shumë më shumë”, tha Klosi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi foli edhe për objektivin e mazhorancës në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa tha se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i jashtëzakonshëm në favor të PS, Klosi i qëndroi deklaratës së disa muajve më parë të kryeministrit Rama se opozita do të dalë më keq se në zgjedhjet e vitit 1997.

“Objektivi ynë është që në zgjedhjet e 2025-ës të jemi më mirë se në 2021-shin. Partia Demokratike do të dalë si në ’97-ën. Edhe 27 mandate shumë i ka pasur. Zgjedhjet do t’i fitojmë thellë. Partitë duhet të punojnë në terren dhe ne këtë e kemi kuptuar shumë qartë. Ne kemi një strukturë në çdo cep të Shqipërisë”, tha Klosi.

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…