Tirana Walk 2021 rikoncepton zonën e ish-Bllokut në hapësirë urbane që favorizon këmbësorët

“Tirana Walk 2021” është projekti më i ri për kryeqytetin e së nesërmes, që parashikon kthimin e ish-Bllokut, në zonë këmbësore


“Tirana Walk 2021” është projekti më i ri për kryeqytetin e së nesërmes, që parashikon kthimin e ish-Bllokut, në zonë këmbësore, duke krijuar një tjetër hapësirë të ridizajnuar urbane, që bën protagonistë qytetarët dhe jo automjetet.

Projekti i prezantuar sot, në mjediset e vilës 31, në praninë e Kryeministrit Edi Rama, është bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës me rrjetin botëror “WALK 21”, i cili promovon aktivitetin e ecjes dhe mbështet të drejtën e qytetarëve për të ecur në një mjedis të sigurt dhe mikpritës, duke inkurajuar një mënyrë jetese më të pastër, më të sigurt dhe më të shëndetshme.

Projekti i referohet tre rrugëve kryesore të bllokut, Rrugës “Ismail Qemali”, rrugës “Pjetër Bogdani” dhe rrugës “Brigada 8”. Ai gjithashtu është i aplikuar në kryqëzimet e këtyre rrugëve dhe rrugës “Sami Frashëri”, si dhe përfshin disa rifinitura të rrugës “Vaso Pasha”.

Më konkretisht, rrugët “Brigada VIII” dhe “Pjeter Bogdani” do të çlirohen nga rreshti i parkimit, i cili do t’i shtohet hapësirës së trotuarit, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të rehatshëm për këmbësorët. Zgjerimi i trotuareve do të lehtësojë qarkullimin, do të përmirësojë aksesin për të gjithë dhe do të krijojë mundësi për më shumë hapësira publike.

Ndërsa Rruga “Ismail Qemali”, duke qenë një rrugë kryesore, do të ketë një korsi biçikletash dhe vetëm një rresht parkimi. Për shkak të rëndësisë së saj është parashikuar parkim vetëm nga njëra anë, duke ruajtur një balancë mes aksesit të mjeteve dhe përparësisë për këmbësorët dhe çiklistët.

Po ashtu, përpara institucioneve arsimore do të realizohen sheshe të sigurta, të cilat do të mundësojnë akses më të lehtë dhe më të sigurt për fëmijët, duke reduktuar rreziqet nga trafiku dhe duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për prindërit dhe nxënësit.

Lexo më shumë nga

Begaj përshëndet marrëveshjen e Paqes për Gazën: Moment historik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj përshëndet marrëveshjen e Paqes për Gazën: Moment historik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së…