Thellimi i shkëmbimeve akademike mes Universitetit të Mjekësisë në Tiranë dhe Universitetit të Gracit në Austri

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Mjekësisë në Grac (Graz), Austri, kanë rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+.


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Mjekësisë në Grac (Graz), Austri, kanë rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+, duke vijuar një partneritet të konsoliduar ndër vite.

Në një postim në rrjetet sociale UMT thekson se “ky nënshkrim konfirmon angazhimin e përbashkët për të thelluar shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve të arsimit të lartë”.

Bashkëpunimi mes dy universiteteve do të mundësojë shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, duke ofruar mundësi për studime dhe trajnime ndërkombëtare.

Gjithashtu, kjo marrëveshje bashkëpunimi është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar mundësitë akademike dhe profesionale të studentëve dhe stafit, dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në nivel ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…