Kryepeshkopi Janullatos do të prehet në Shqipëri, dy ditë homazhe në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal deri në zgjedhjen e një Kryepiskopi të ri.


Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme, ku shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasios.

Gjatë kësaj seance u morën disa vendime të rëndësishme:

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh si Mbikëqyrës (Locum Tenens) i Fronit Kryepiskopal deri në zgjedhjen e një Kryepiskopi të ri.

Shpallja e zisë kishtare për pesë ditë, nga data 25 deri më 29 janar 2025.

Homazhet do të nisin të martën, më 28 janar, në ora 16:00, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Besimtarët do të kenë mundësi ta nderojnë Kryepeshkopin e ndjerë gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së mërkurë, më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të kryhet të enjten, më 30 janar, në ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Në përfundim të mbledhjes, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe ftoi të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Kryepiskopit të ndjerë.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Greke njoftoi se, trupi i Kryepeshkopit Anastas do të qëndrojë për nderim publik në Katedralen e Athinës deri në mëngjesin e së hënës, 27 janar. Në ditën e diel, në nder të tij, do të mbahet një Liturgji Hyjnore në këtë katedrale.

Trupi i Kryepeshkopit pritet të transportohet përmes rrugës tokësore drejt Shqipërisë të martën, ku ceremonia e homazheve do të zhvillohet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë.

Janullatos pësoi hemorragji gastrike, dhe pas disa ditësh trajtimi në një spital privat në Tiranë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke e detyruar atë të transportohej më 3 janar drejt Athinës me një avion të Forcave Ajrore.

Pavarësisht përpjekjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv që ai mori, gjendja e tij u përkeqësua përditë, për shkak të funksionimit të pamjaftueshëm të disa organeve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…