Kumbaro takim me kreun e OBT-së: Shqipëria në krye të Barometrit të Turizmit, për rritjen e flukseve ndërkombëtare

Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit “Fitur 2025” në Madrid


Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit Fitur 2025 në Madrid, përmes axhendës së organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, stenda e së cilës është konceptuar si një buqetë e ndjesive, përvojave dhe shijeve që Shqipëria ofron.

Para nisjes së këtij panairi, ministrja Kumbaro u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, në jubileun e 50-vjetorit të krijimit të kësaj organizate.

“Shqipëria vijon të jetë në krye të Barometrit të Turizmit për rritjen e qenësishme të flukseve ndërkombëtare dhe të ardhurave nga turizmi, teksa Organizata Botërore e Turizmit kremton këto ditë jubileun e 50-vjetorit të krijimit ku vendi ynë është anëtar me të drejta të plota dhe një aktor i rëndësishëm në Evropën Juglindore. Me UNWTO kemi bashkorganizuar në Tiranë takimin e 70-të të Komisionit për Evropën, kemi botuar guidën e parë të investimeve në turizëm në Shqipëri dhe do të jemi sërish me një program të përbashkët në Panairin ITB të Berlinit, teksa shumë punë të mira na presin duke nisur nga Akademia e UN Tourism, të cilën synojmë ta hapim në Tiranë si një qendër formimi për profesionistët e turizmit jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Ballkanin”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Viti 2024 shënoi rritje nga tregjet e Amerikës Latine si dhe vizitorët spanjollë që arritën shifrën e 109 mijë vizitorëve, ose 26% më shumë se viti paraardhës.

Në vijim ministrja Kumbaro, pritet të takohet edhe me ministrin spanjoll të Turizmit, Jordi Hereu.

Përmes sloganit “Albania All Senses”, Shqipëria prezanton potencialet e saj nën qasjen e praktikave të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit.

Ky panair është i rëndësishëm për tërheqjen e vizitorëve nga Spanja dhe tregjet e Amerikës Latine, ndërsa marrin pjesë mbi 9000 ekspozues.

Gjatë ditëve të panairit “Fitur”, nga 22-26 janar stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër hapësirash diskutimi, prezantimeve të përvojave turistike përmes inteligjencës artificiale, aplikacionit të udhëtimeve TEA dhe përvojave gastronomike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…