Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me 4368, si dhe nga SHBA me 2657.

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë do të kenë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar prej disa ditësh dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 28 595, ndërsa deri sot në orën (11:12), ndërsa janë miratuar 9677 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 18 921 (66,2%) kërkesa, ndërsa femrat janë 9674 (33,8%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 8679 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 7905 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 5237 dhe mbi 56 vjeç janë 3889 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 2885 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 5536 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me 4368, si dhe nga SHBA me 2657.

Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 6352, më pas bashkia e Fierit me 4739, Korça me 3177, Durrësi me 2435 etj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…