Digjitalizim i procedurave doganore në funksion të rritjes së transparencës dhe uljes së kostos për bizneset

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe UNCTAD ka zhvilluar disa projekte që synojnë digjitalizimin e procedurave doganore në funksion të rritjes së transparencës, rritjes së efektivitetit, uljes së kostos dhe kohës së biznesit.


Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe UNCTAD ka zhvilluar disa projekte që synojnë digjitalizimin e procedurave doganore në funksion të rritjes së transparencës, rritjes së efektivitetit, uljes së kostos dhe kohës së biznesit.

DPD publikoi disa nga këto projekte që tashmë kanë hyrë në fazën e zbatimit.

Projekti 1- Ndërveprimi me Këshillim për dorëzimin e deklaratave të ngarkesave dhe faturave të ngarkesës (ASYHUB), për marrjen e informacionit para mbërritjes së kontenierëve me qëllim përshpejtimin e analizës së riskut dhe procedurave doganore për mallrat që vijnë në Portin e Durrësit. Projekti është testuar me sukses me dërgimin e të dhënave nga Administrata Doganore tek operatori ekonomik Mariner Adriatic, që menaxhon operimin e terminalit të Kontenierëve dhe tashmë ambjenti i testimit është funksional.

Projekti 2: Ndërveprimi i sistemit të doganave ASYCUDA World me E-DPSHTRRKy projekt synon bashkëveprimin mes dy institucioneve të strukturave përkatëse me qëllim parandalimin e trafikimit të mjeteve rrugore dhe falsifikimin e dokumentacionit të tyre dhe parandalimin e trafiqeve të paligjshme.

Projekti 3: Ndërveprimi me AKU Net. Ky projekt synon ndërveprimin e sistemit ASYCUDA World me sistemin AKU Net duke mundësuar që dokumentet e lëshuara nga AKU të integrohen në mënyrë elektronike në sistemin e doganave, duke zëvendësuar kështu mënyrën shkresore të operimit dhe uljen e kohës së nevojshme për zbatimin e procedurave të import/eksport-it për mallrat që kërkojnë kontroll e dokumentacion nga AKU.

Projekti 4: Shkarkimi i manifestit nga dokumenti T1. Ky projekt synon të lehtësojë mbikëqyrjen doganore të mallrave nën statusin e magazinimit të përkohshëm, duke realizuar shkarkimin në mënyrë automatike të manifestit për mallrat që lënë këtë status, duke u vendosur në regjimin e tranzitit. Shkarkimi automatik i manifestit nga dokumenti T1 do të zëvendësojë shkarkimin manual, i cili realizohet aktualisht nga personeli doganor, duke sjellë uljen e kohës së përpunimit të mallrave dhe një menaxhim/mbikëqyrje më të mirë të mallrave në magazinim të përkohshëm.

Projekti 5 : QR code. Aplikimi i QR code do të mundësojë shtimin e elementeve të sigurisë të deklaratës doganore, si Dokumenti i Vetëm Administrativ (DAV) në mënyrë operative nëpërmjet përdorimit të si dhe rritjen e garancisë së shkëmbimit të të dhënave të Administratës Doganore me organizma publike, ose private.

Projekti 6: Moduli i deklarimit të thjeshtuar. Ky projekt do të realizojë përdorimin e deklaratës së thjeshtëzuar për dërgesat që vijnë përmes postave të shpejta.

Përdorimi i këtij moduli do të konsistojë në sigurimin e deklarimit paraprak të dërgesave postare që në nisje të tyre, regjistrim të manifestit sipas standardeve të përditësuara, duke mundësuar dhe analizën e riskut përpara deklarimit të thjeshtëzuar, ose deklarimit të plotë. Po ashtu synon uljen e kohës së përpunimit të dërgesave postare, si dhe një transparencë lidhur me pagesën e detyrimeve doganore, pasi në këtë modul do të jenë të paraqitura në mënyrë të detajuar detyrimet doganore të importit.

Lexo më shumë nga

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…