Rama: Parku i Butrintit, xhevahiri më i çmuar i investimeve me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje projektet e shumta që po zhvillohen në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), ndërsa veçoi atë të Parkut të Butrintit, të cilin e cilësoi si xhevahirin më të çmuar në kurorën e këtyre investimeve.


Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje projektet e shumta që po zhvillohen në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), ndërsa veçoi atë të Parkut të Butrintit, të cilin e cilësoi si xhevahirin më të çmuar në kurorën e këtyre investimeve.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me AADF për rijetësimin e Kalasë së Elbasanit, Rama nuk la pa përmendur edhe “sulmet” e opozitës ndaj projekteve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

“AADF tanimë është i njohur për shumë më tepër njerëz falë edhe faktit që ka një ‘stalker’ (përndjekës) personal. Një personazh-kanarinë në zooparkun e politikës shqiptare që këndon në mënyrë persistente, duke bërë në njëfarë mënyre ‘kukuvajkën’ e punëve të Fondit. Mbasi AADF ka ‘grabitur’ me sukses Butrintin dhe ia ka dalë të vihet në zotërim të një pasurie kombëtare duke shkelur sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë, tani na është bashkuar për të grabitur edhe Kalanë e Elbasanit. Por ne kemi siguruar që grabitja do realizohet këtu dhe nuk do ta marrin kalanë ta çojnë në një territor tjetër të botës”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi projektet e realizuara me AADF-në, ndërsa shprehu besimin për suksesin e projektit të Kalasë së Elbasanit.

“Përtej mënyrës se si po e shpreh këtë fatkeqësi që i ka rënë Fondit mbi kokë, që të ketë një stalker privat që nuk i ndahet, tani jemi në kushtet kur të gjithë vizionin dhe përgatitjen paraprake të punës për transformimin e lagjes mund ta konsiderojmë të garantuar midis qeverisë, bashkisë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan, me të cilin kemi realizuar vepra që flasin vetë”, shtoi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje disa nga projektet e realizuar në bashkëpunim me AADF-në, si qendra TUMO, që mbështet edukimin e më të vegjëlve me teknologjinë, të cilën e konsideroi “një histori të bukur suksesi”.

“Edhe në Elbasan tek ish-Materniteti do të krijojmë një vatër dijeje për teknologjinë digjitale për fëmijët në partneritet me bashkinë dhe Fondin dhe me gjasë edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, tha Rama.

Kryeministri e konsideroi Butrintin si xhevahirin më të çmuar të kurorës, falë ekspertizës që sjell AADF.

“Po ashtu edhe falë kulturës së administrimit që sjell Fondi, gjë që po e shohim të na japë rezultat konstant te Piramida e Tiranës, mund ta shohim të ardhmen e Parkut Kombëtar me shumë optimizëm. Mund të shohim se si që tani gjëra të reja po shtohen. Projekti i qendrës së mikpritjes në Parkun Kombëtar të Butrintit është konsideruar botërisht si një nga 25 projektet më influente të vitit 2024 nga organizata ndërkombëtare”, shtoi Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se me AADF-në po punohet në zonën arkeologjike të Durrësit, në lagjen rreth Amfiteatrit, që është një punë mjaft e ngjashme nga karakteristikat me punën që do të bëhet në Elbasan.

“Mirëpresim sa më parë ‘stalkerin e Fondit’ që të shfaqet në kala dhe të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës, në mënyrë që ta marrim këtë bekim, se na duhet. Këtu në Elbasan ka një besim të palëkundur tek hudhra, si një komponent i rëndësishëm i mbajtjes larg të syrit të keq, por nëse do të na nderonte me vizitën e saj këtu kukuvajka- kanarinë ne do të ishim shumë mirënjohës, sepse do të na jepte mundësinë ta forconim këtë marrëdhënie ‘mafioze’, ‘kriminale’, ‘korruptive’ me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe të vinim të gjitha paratë e krimit të përbashkët në dispozicion të Elbasanit. Të më falni për këtë entuziazëm patetik që kam, kur më kujtohet fakti që Fondi ka fatin e madh që të ketë një stalker. Jo se mua më kanë munguar stalker-at, por nuk kam pasur kurrë në trajtën kaq cicëruese”, tha Rama.

Burimi ATSH

Rama: Nisim indeksimin vjetor të pagave, rritje e re për administratën, mjekët, mësuesit dhe efektivët e policisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, projektbuxheti 2026 parashikon edhe rritje të…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Nisim indeksimin vjetor të pagave, rritje e re për administratën, mjekët, mësuesit dhe efektivët e policisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, projektbuxheti 2026 parashikon edhe rritje të…