62,02 miliardë lekë në 2025-ën për Arsimin

Ministria e Arsimit dhe Sportit edhe gjatë vitit 2025 do të vijojë zhvillimin e reformave në arsim, me mbështetjen e arsimit bazë, të mesëm të lartë, orientimin e kurrikulave ndaj nevojave të tregut të punës dhe modernizimin e tyre.


Ministria e Arsimit dhe Sportit edhe gjatë vitit 2025 do të vijojë zhvillimin e reformave në arsim, me mbështetjen e arsimit bazë, të mesëm të lartë, orientimin e kurrikulave ndaj nevojave të tregut të punës dhe modernizimin e tyre.

Buxheti 2025 për MAS është në shifrën 62.02 miliardë lekë. Me buxhetin e 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

Deri në vitin 2027, 87% e nxënësve që mbarojnë arsimin bazë do të regjistrohen në një nga format/llojet e arsimit të mesëm.

Në buxhetin 2025 përfshihet ofrimi i teksteve shkollore falas për rreth 240 mijë nxënës që ndjekin arsimin bazë nga klasa e parë në klasën e nëntë, si dhe tekste shkollore falas për rreth 16 mijë nxënës nga shtresa sociale në nevojë në arsimin e mesëm të lartë.,

Buxheti 2025 do të garantojë ofrimin e bursave financiare apo kuotë ushqimore/financiare për 3800-4000 nxënës me nevoja të veçanta si dhe fëmijëve më me ndikim në uljen e braktisjes shkollore, të nxënësve të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë; hartimin e programeve specifike për arsimimin e grupeve të pafavorizuara.

Me këtë buxhet do të rritet numri i fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor, si dhe përfshirjen në klasat përgatitore në arsimin e detyrueshëm; reduktimin e numrit të klasave kolektive; sigurimin e shërbimit të transportit, si dhe mbulimin e shpenzimeve të transportit për rreth 33000 fëmijë dhe nxënës që kanë vendbanimin e tyre mbi 2 km nga shkolla, si dhe transportin për rreth 17300 mësues që punojnë mbi 5 km nga vendbanimi/qendra e përhershme e punës në shkollë.

Ndër prioritetet e tjera janë;

Fuqizimi i TIK-ut në arsim, nëpërmjet: hartimit të një platforme dhe plani kombëtar veprimi për zbatimin e TIK-ut në arsim si dhe krijimit të një infrastrukture të qëndrueshme, gjerësisht të përdorshme të burimeve digjitale në shkolla;

Përfshirja e gjuhës së huaj (gjuhës angleze) që në klasën e parë të arsimit fillor dhe nga klasa e tretë dy gjuhë të huaja, nga të cilat gjuha angleze si dhe një gjuhë tjetër e huaj me zgjedhje;

Rritja e fondeve grant për institucionet publike të arsimit të lartë “Pakti për Universitetet”, përmes financimit me përparësi për ngritjen e infrastrukturës dhe investimeve në kampuse universitare, garantimin e fondeve për mbështetjen studentore/bursat e studentëve nga shtresat sociale në nevojë, studentë që ndjekin degët në programet prioritare të përcaktuara me VKM si dhe studentëve ekselentë në IAL publike;

Financimi me bursa financiare në masën e pagës minimale të miratuar me VKM i studentëve ekselentë si dhe ato që studiojnë në programe të përcaktuara prioritet kombëtar, si dhe mbështetja e IAL-ve publike me fonde grant në kuadër të programeve të ndërkombëtarizimit; MAS do të mbështes hapjen e programeve të studimit në gjuhë angleze në të gjitha universitetet shqiptare.

Edukimi nëpërmjet sportit si një faktor efikas në përmirësimin e shëndetit e të mirëqenies për qytetarët përmes sigurimit të një shërbimi cilësor nëpërmjet sportit elitar dhe sportit në tërësi në institucionet arsimore duke kontribuar kësisoj dhe në forcimin e statusit të të rinjve shqiptarë në të gjitha fushat e jetës.

Me buxhetin 2025 do të rritet edhe numri i klasave të profilizuara sportive në mënyrë progresive në të gjithë vendin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…