Projektligji “Për rezervistët”, Vengu: 20% e forcës aktive, rrisim kapacitetet e gatishmërisë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.

Ministri Vengu foli për rëndësinë që ka miratimi i këtij projektligji si dhe qëllimet që synohen të arrihen.

“Ndryshimi i mjedisit të sigurisë kohët e fundit, por edhe sfidat e viteve dhe dekadave të ardhshme, kërkojnë që vendi ynë të rrisë në maksimum kapacitetet dhe sinergjitë e forcave aktive, ndërkohë që është i nevojshëm zhvillimi i një force rezerviste të integruar në forcën aktive, me role dhe detyra të reja e të përcaktuara qartë”, tha ai.

Sipas Vengut, qëllimi i kësaj nisme ligjore është kompletimi i strukturës së shërbimit ushtarak në rezervë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke garantuar nivelin e gatishmërisë dhe duke synuar rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes për të përmbushur me sukses operacionet në të cilat kjo forcë përfshihet, si dhe të rregullojë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, të organeve shtetërore e subjekteve private për rekrutimin dhe shërbimin në forcën rezerviste.

Më tej, ministri i Mbrojtjes i njohu deputetët e pranishëm edhe me numrin e trupave rezervë që synohet të afrohen si dhe me kostot për ngritjen e këtij komponenti.

“Kjo ndërhyrje mbështet objektivat e nivelit të lartë të FA dhe Qeverisë, pasi do të mundësojë ngritjen e një trupe rezerviste bashkëkohore, në përgjigje të kërkesave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke rritur kështu numrin e këtij komponenti deri në 20% të forcës aktive”, tha ai.

Sipas planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA është parashikuar që numri i personelit rezervistë të FARSH-it do të jetë rreth 2100 vetë në 2030-ën, nëse kushtet dhe mjedisi i sigurisë nuk kërkojnë rritjen e tij.

Ky projektligj ka efekte financiare shtesë për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kostoja fillestare e aktivizimit, e përllogaritur për një numër efektivash prej 2100 vetash, do të jetë në vlerën 1,5 miliardë lekë dhe kostoja mesatare e 8 mobilizimit për një afat kohor mesatar prej 40 ditësh mobilizim në vit do të jetë në vlerën 826 milionë lekë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.