Shkollimi në AFA, Vengu: Pa pagesë, strehim dhe siguri për karrierën pas studimeve

Adelajda Dybeli dhe Enea Nazaj janë dy nga studentët e vitit të parë në Akademinë e Forcave të Armatosura.


Adelajda Dybeli dhe Enea Nazaj janë dy nga studentët e vitit të parë në Akademinë e Forcave të Armatosura, të cilët kanë vendosur të zgjedhin shkollimin me fokusin në degë për të cilat Ministria e Mbrojtjes garanton mbështetje të vazhdueshme.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau një video ku dy të rinjtë studentë ndajnë emocionet dhe ambiciet e tyre në prag të nisjes së vitit të ri akademik duke parë nga e ardhmja.

Avantazhet e këtij shkollimi janë tarifa pa pagesë, strehimi dhe siguria e karrierës pas studimeve .

Studentja Adelajda Dybeli thekson se, “jam studente e vitit të parë në degë IT, në programin 4 vjeçar. Ishte një eksperiencë ndryshe nga ato që kisha provuar më përpara. Kishte normalisht shumë sfida, ama me kurajë dhe vullnet mund të arrihet çdo gjë. Nuk është e lehtë, në fillim normalisht që ka vështirësitë e veta, deri sa të njihemi me rregullat. Më pëlqen fryma e bashkëpunimit. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar më përpara, këtu detaji kryesor dhe më i rëndësishëm është bashkëpunimi”.

Ndërsa studenti Enea Nazaj shprehet se, “kur mora informacionin për AFA-n më erdhi një energji pozitive për arsyen sepse çdo gjë ishte ndryshe, një eksperiencë e re dhe çdo gjë tjetër mu duk ndryshe nga Universitetet e tjera. I kam arritur pritshmëritë deri në fazën që flas që jam student i vitit të dytë. Më pas kam edhe dy vite të tjera studime në AFA, por deri tani janë pritshmëritë në maksimum. Dua ta shoh veten sa më lart me grada, me karakter, në drejtim, në çdo aspekt, dua që të arrij maksimumin, por asnjëherë nuk ka fund”.

Vengu bëri të ditur se, viti i ardhshëm në AFA sjell një tjetër lajm pozitiv që lidhet me modernizimin e që nxit investimet në kapitalin tonë njerëzor. Akademia do të zhvendoset në Kampusin e ri modern, duke krijuar liderët e ardhshëm të Forcave të Armatosura.

Adelajda Dybeli dhe Enea Nazaj janë dy nga studentët e vitit të parë në Akademinë e Forcave të Armatosura, të cilët kanë vendosur të zgjedhin shkollimin me fokusin në degë për të cilat Ministria e Mbrojtjes garanton mbështetje të vazhdueshme.

Dy të rinjtë studentë ndajnë emocionet dhe ambiciet e tyre në prag të nisjes së vitit të ri akademik duke parë nga e ardhmja.

Avantazhet;

– Tarifa pa pagesë
– ⁠Strehim
– ⁠Siguria e karrierës pas studimeve

Viti i ardhshëm në AFA sjell një tjetër lajm pozitiv që lidhet me modernizimin e që nxit investimet në kapitalin tonë njerëzor. Akademia do të zhvendoset në Kampusin e ri modern, duke krijuar liderët e ardhshëm të Forcave të Armatosura. 🇦🇱

#AkademiaUshtarake #LiderëtESëArdhmes #KarrierëeSigurt

Posted by Pirro Vengu on Friday, September 20, 2024

Lexo më shumë nga

“AVANGARDET”

Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”. Kurator Helidon Haliti. Përurimi më, 19 qershor - Ora 20:00

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“AVANGARDET”

Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”. Kurator Helidon Haliti. Përurimi më, 19 qershor - Ora 20:00