Anëtarësimi në SEPA, Banka e Shqipërisë miraton rregulloren për transfertat e fondeve

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e të mërkurës rregulloren “Për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve”.


Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e të mërkurës rregulloren “Për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve”.

Miratimi i rregullores “Për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve” vjen në vijim të punës së Bankës së Shqipërisë për plotësimin e kuadrit rregullativ dhe kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Kjo rregullore dhe përafron kërkesat e Rregullores së BE 2023/1113 në lidhje me transfertat e fondeve në vendin tonë.

Sipas BSH-së, në kuadër të pjesëmarrjes në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), për qëllime të parandalimit, zbulimit dhe hetimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, rregullorja përcakton informacionin mbi paguesin dhe përfituesin që do të shoqërojë transfertat e fondeve në euro, ku të paktën një nga ofruesit e shërbimeve të pagesave të përfshirë në transfertën e fondeve ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Rregullorja gjithashtu përcakton rregulla për politikat, procedurat dhe kontrollet e brendshme për ofruesit e shërbimeve të pagesave, me qëllim zbatimin e masave shtrënguese, pavarësisht transaksionit të përfshirë ose monedhës së përdorur, si dhe kërkesa në lidhje me detyrimin për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) pritet të vendoset brenda këtij viti. Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…