Grosu uron Spiropalin: Avancojmë bashkëpunimin dhe dialogun dypalësh parlamentar

Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu i dërgoi një letër urimi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes në detyrë.


Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu i dërgoi një letër urimi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes në detyrë.

“Në emër të Parlamentit të Republikës së Moldavisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e sinqerta për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj suksese e arritje të shënuara në veprimtarinë parlamentare”, shkruan Grosu.

Kryetari i Parlamentit të Moldavisë shpreh vullnetin për të avancuar bashkëpunimin dhe dialogun dypalësh parlamentar.

“Jam i bindur se përpjekjet tona të përbashkëta do të krijojnë kushtet e nevojshme për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar në të mirë të vendeve dhe njerëzve tanë”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu. (ASTH)

Programi i Ekselencës, Pirdeni: Edhe dy ditë për të aplikuar, mundësi për një karrierë në administratë

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i aplikimeve për Programin e Ekselencës.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Programi i Ekselencës, Pirdeni: Edhe dy ditë për të aplikuar, mundësi për një karrierë në administratë

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i aplikimeve për Programin e Ekselencës.