Begaj pret Konaković: Forcim i marrëdhënieve ekonomike me Bosnje Hercegovinën

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković.


Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković.

Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se, Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm.

Presidenti përgëzoi për rihapjen e ambasadave respektive si edhe përparimin e Bosnjes dhe Hercegovinës drejt integrimit evropian me vendimin e marsit të shkuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Bosnie dhe Hercegovinën.

Lexo më shumë nga

Rama: Europa të mos lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, të japë sinjale të forta drejt integrimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Europa nuk duhet ta lërë në baltë Ballkanin Perëndimor por duhet të gjejë rrugën…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Europa të mos lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, të japë sinjale të forta drejt integrimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Europa nuk duhet ta lërë në baltë Ballkanin Perëndimor por duhet të gjejë rrugën…