Shijaku mirëpriti 1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës

Aktiviteti u organizua nga shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me bashkinë e Shijakut dhe me mbështetjen e kryetarit Elton Arbana.

Shijaku mirëpriti sot 1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës. Aktiviteti u organizua nga shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me bashkinë e Shijakut dhe me mbështetjen e kryetarit Elton Arbana.

Motoristët u nisën nga qendra e qytetit të Shijakut, më pas në zonës e Shilores, Maminas, autostradë, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit dhe më tej për t’u rikthyer në Shijak.

Ky aktivitet organizohet për të tretin vit radhazi, ku bashkia e Shijakut ka qenë pritësja duke i hapur dyert dhe mbështetur këtë organizim, i cili për herë të parë në Shqipëri është organizuar në këtë qytet.

Më tej aktiviteti vazhdoi me një koncert me këngëtarë të ftuar si: Valbona Halili, Erik Lloshi dhe Xheisara, të cilët krijuan një mbrëmje festive në qendër të Shijakut.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ambasadori i Shqipërisë në Jemen paraqet Letrat Kredenciale

Ambasadori i Shqipërisë në Jemen, Saimir Bala, u mirëprit nga Dr. Rashad Al-Alimi, President of the Presidential Leadership Council i…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori i Shqipërisë në Jemen paraqet Letrat Kredenciale

Ambasadori i Shqipërisë në Jemen, Saimir Bala, u mirëprit nga Dr. Rashad Al-Alimi, President of the Presidential Leadership Council i…