Elbasan, hapet sezoni kurativ në llixhat e Treganit

Ato frekuentohen nga mijëra pacientë, por edhe turistë.


Llixhat e Treganit në Elbasan janë të famshme në të gjithë Shqipërinë e më tej, për vlerat kurative që mbartin.

Në ceremoninë e hapjes së sezonit kurativ në Tregan, për herë të parë bashkia e Elbasanit ka promovuar edhe panairin e turizmit kurativ në këtë zonë, ku banorët e zonës kanë prezantuar punimet e tyre artizanale.

Me qëllim kthimin në traditë të kësaj dite, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka marrë pjesë në çeljen e sezonit, si edhe të panairit të parë në këtë zonë.

Në fjalën e tij, Llatja shprehu bindjen se edhe këtë sezon pritet të ketë një rritje të shtuar të turistëve dhe pushuesve.

“Jemi në kulmin e sezonit dhe presim të kemi një sezon të shtuar këtë vit, gjatë muajit maj dhe fillimit të qershorit, për t’u kthyer më pas fuqishëm në shtator- dhjetor, si sezonet tradicionale të turizmit kurativ në zonën e Treganit. Ky është panairi i parë që ne promovojmë traditën, kulturën, por edhe bizneset e zonës së Treganit. Ka pasur një rritje të turistëve vitet e fundit, si edhe rritje të kapaciteteve të hoteleve në Tregan”, theksoi Llatja.

Duke e vënë theksin edhe një herë tek asetet kulturore, ato të trashëgimisë, arkeologjisë etj, kreu i bashkisë ftoi të gjithë turistët që të njihen më nga afër me atraksionet turistike në Elbasan, duke filluar me Treganin, Gjinarin, Funarin por edhe qytetin e Elbasanit, jo vetëm me sitet e saj kulturore e arkeologjike, por edhe kulinarinë si edhe turizmin që ofron qyteti.

Në Llixha trajtohen sëmundje të shumta të reumatizmës, rrugëve të frymëmarrjes, tensionit, të lëkurës etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike gjithashtu.

Pranvera dhe vera është pikërisht koha kur nis frekuentimi masiv i këtyre llixhave. Ato frekuentohen nga mijëra pacientë, por edhe turistë.

(Marrë nga ATSH)

Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

Më 17 dhjetor të vitit 1920 Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve

Më 17 dhjetor të vitit 1920 Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve.