Filmi i regjisorit shqiptar Gentian Koçi shfaqet tashmë në Greqi!

“A cup of coffee and new shoes on” është një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës

“A cup of coffee and new shoes on”, (“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”), me skenar dhe regji të Gentian Koçit, është filmi shqiptar që shfaqet tashmë në kinematë greke, duke filluar nga data 18 prill.

Filmi, me producent Gentian Koçin, Blerina Hankollarin dhe bashkëproducent nga Kosova, Liridon Cahanin, është një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Portugalisë, Greqisë dhe Kosovës, i cili ka fituar “Çmimin e Audiencës” në Festivalin e 64-të Ndërkombëtar të Filmit në Selanik (2023) dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 95-të festivalit prestigjioz të kinemasë “Academy Awards-Oscars 2023”.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

“A cup of coffee and new shoes on” trajton historinë e dy vëllezërve binjakë të cilëve u duhet të përballen me një sëmundje të pashërueshme.
Në rolet kryesore janë dy aktorët e njohur portugezë Edgar Morais dhe Rafael Morais dhe aktorja shqiptare Drita Kabashi.

Programi i shfaqjeve: Të enjte/premte/hënë/martë/mërkurë 𝟭𝟵:𝟬𝟬, 𝟮𝟭:𝟬𝟬 | të shtunë 𝟮𝟬:𝟯𝟬 | të diel 18:30

Në kinemanë TRIANON FILMCENTER / adresa: Kodrigtonos 21 (Patision 101) (Viktoria), 10434

Për rezervime, kontaktoni në numrat 210 8215469 dhe 219 8222792

Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, RTSH, Bashkia e Tiranës, Eurimages, Media-Creative Europe, Qendra Greke e Filmit, ERT, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages.

Urime Gentian Koçi për suksesin!

🇦🇱 𝗙𝗶𝗹𝗺𝗶 𝗶 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝗼𝗿𝗶𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿 𝗚𝗲𝗻𝘁𝗶𝗮𝗻 𝗞𝗼𝗰̧𝗶 𝘀𝗵𝗳𝗮𝗾𝗲𝘁 𝘁𝗮𝘀𝗵𝗺𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗚𝗿𝗲𝗾𝗶!

🎞️ “A cup of coffee and new shoes on”, (“Një…

Posted by Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi on Friday, April 19, 2024

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.