“Faleminderit Mësuesi im!!

Sot, muri rrethues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në rrugën e Durrësit, ishte shpirti i festës së Ditës së Mësuesit.


Sot, muri rrethues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në rrugën e Durrësit, ishte shpirti i festës së Ditës së Mësuesit.

Një “pusullë gjigante”, si një tablo e pafund ndjenjash, ishte vendosur aty për të mirëpritur mesazhe nga qytetarë dhe kalimtarë të rastit për mësuesit e tyre në këtë 7 Mars. Fëmijët, prindërit dhe të rinjtë i janë bashkuar gëzimit të mësuesve të tyre, me mesazhe nga më të ndryshme, ku secili ka lënë një kujtim emocionues përmes fjalëve, nga falënderimet, tek urimet e përzemërta, deri te ndjesi për momentet kur kanë sfiduar durimin e mësuesve të tyre.

Ndër to kishte mesazhe si: “Mësuesi i mirë, aty ku mbjell dije, mbjell dhe dashuri”, “Gëzuar mësuesja e jetës time. Më fal për momentet kur të kam mërzitur”, “E dashur mësuese Tefta, Gëzuar 7 Marsin. Të dua shumë”. Mesazhe pafund kanë pasuar njëri-tjetrin, teksa secili kalimtar ndalet për të lënë një pjesë të zemrës së vet si mirënjohje për mësuesit.
Edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu iu bashkua “librit” të urimeve për mësuesit duke lënë mesazhin e saj: “Për mësuesit tanë! Ata me dedikimin e tyre na bëjnë më të mirë e më të aftë çdo ditë. Mirënjohje dhe respekt për misionin tuaj fisnik!”.

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Program i ri për përgatitjen e biznesit për tregun e përbashkët të BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Program i ri për përgatitjen e biznesit për tregun e përbashkët të BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e…