Manastirliu me ministrin turk Tekin: Fazë e re bashkëpunimi në arsim e kërkim shkencor

Forcimi i bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor mes Shqipërisë dhe Turqisë ishte në fokus të diskutimeve mes ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe homologut turk, Ysuf Tekin.


Forcimi i bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor mes Shqipërisë dhe Turqisë ishte në fokus të diskutimeve mes ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe homologut turk, Ysuf Tekin.

Ministrja Manastirliu publikoi në rrjetet sociale foto dhe detaje nga takimi i zhvilluar të martën në Ankara.

“Me ministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë Yusuf Tekin diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në drejtim të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë dhe agjencive të kërkim-zhvillimit do të jetë në fokus të kësaj faze të re të bashkëpunimit, mes dy institucioneve”, bëri të ditur Manastirliu.

“U angazhuam të nxisim edhe më tej programet e shkëmbimit, mes stafeve akademike dhe studentëve, në kuadër të programeve të përbashkëta mes institucioneve të arsimit të lartë”, përfundon Manastirliu.

Ministrja Manastriliu është pjesë e delegacionit qeveritarë të vendit, me në krye Kryeministrin Edi Rama, që ndodhen Ankara, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje me qeverinë e Turqisë në fusha të ndryshme, si siguria, turizmi, media..etj

📍Ankara – 🇦🇱 🤝 🇹🇷 Me Ministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë z. Yusuf Tekin diskutuam për forcimin e bashkëpunimit…

Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, February 20, 2024

Lexo më shumë nga

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…