“Yunus Emre Enstutusu” organizon forumin “Roli i Medias në Marrëdhëniet Ndërkombëtare”

E ftuar është dhe gazeta online “Tirana Diplomat”, një media referuese për analizat e gjeopolitikës ndërkombëtare.


“Yunus Emre Enstutusu” organizoi Forumin “Roli i Medias në Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, ku morën pjesë gazetarë shqiptarë dhe turq.

E ftuar është dhe gazeta online “Tirana Diplomat”, një media referuese për analizat e gjeopolitikës ndërkombëtare.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, mbajti edhe fjalimin hapës:

“Media ka një rol kritik, pasi më mirë sesa media nuk mund ta bëjë këtë. Sot dua të falenderoj mediat e pranishem, pasi japin një kontribut të cmuar.

Si ambasadë japim falenderimet tona. Ne dhe Turqia dhe Shqipëria kanë ecur së bashku në histori, jemi të afërt. Kjo lidhje sociale është shumë e vyer, kemi vlera të përbashkëta, emra të përbashkët, si Sami Frashëri dhe Mehmet Akif Ersoy. Në themelimin e dy shteteve tona moderne kemi të përbashketa. Në Turqi ka shumë njerëz me origjinë shqiptare.

Në Stamboll ka një lagje shqiptare. Vitin e kaluar kishim 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Tani ndodhemi në shekullin e dytë të marrëdhënive. Shqipëria e ka shpallur Turqinë si partner strategjik. Në marrëdhëniet ekonomike kemi bilanc të shkëlqyer, me një bilanc më shumë se 1 miliard dollarë. Objektivi është 2 miliard dollare. Kemi 600 kompani turke në Shqipëri.

TIKA ka realizuar më shumë se 500 projekte në Shqipëri. Bashkëpunimi i fundit është rikonstruksioni i Xhamisë së Ethem Beut në Tiranë, ku mori pjesë edhe Presidenti i Turqise. Janë mbi 5000 studentë në Shqipëri. Kemi një kontribut të madh në fushën e arsimit. Kemi Fondacionin “Maarif”, i cili përfaqësohet me Universitetin e Nju Jorkut.

Kur ra tërmeti në Turqi, ekipi i dytë për kërkim dhe shpëtimi ishte nga Shqipëria.

Në fushën ushtarake ka një bashkëpunim të ngushtë, pasi jemi të dy vende anëtare të NATO-s. Turqia po jep ndihmln e saj për njohjen e Kosovës nga sa më shumë vende.Turqia është aleat natyror i Shqipërisë. Turqia dhe Shqipëria garantojnë stabilitet në Ballkan.

Shpresoj se dhe në fushën e medias do të kemi një lidhje të fuqishme”.

“Yunus është e pranishme në 68 vende. Organizojmë shumë aktivitete, kulturore. Qëllimi ynë është të ndërtojmë ura lidhëse edhe me median. Po organizojmë forume për median në Shqipëri, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë”., tha Dr. Melih Barut nga Instituti Yunus Emre.

Drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare në Shqipëri, Seyhan Pencapligil, mbajti kumtesën: “Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri: Prespektiva Turke”.

Prof.Dr. Lindita Xhanari Latifi nga Universiteti i Nju Jorkut mbajti kumtesën: “Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi: Prespektiva Shqiptare”.

Gazetari i njohur, Yavuz Donat, mbajti kumtesën: “Roli i medias në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë”.

***

Prof.Dr. Lindita Xhanari Latifi tha se, nëse gjatë regjimit komunist ishin botuar në Shqipëri, vetëm katër autorë në shqip, tani janë mbi 240 botime nga letërsia turk në shqip, por pak është bërë për t’i njohur ata.

Gazetarët shqiptarë dhe turq diskutuan mbi lidhjet sociale, kulturore, ekonomike, për mundësitë dhe thellimin e bashkëpunimit për integrimin sa më të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve.


Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.