Pakica Kombëtare Boshnjake

Boshnjakët kanë ardhur në Shqipëri në vitin 1865. Ata janë me origjinë nga Mostari dhe rrethinat e tij.


Boshnjakët kanë ardhur në Shqipëri në vitin 1865. Ata janë me origjinë nga Mostari dhe rrethinat e tij.

Ata ishin nisur për në Turqi në kërkim të një jete më të mirë, por si pasojë e një defekti që pësoi anija ata ndaluan në portin e Durrësit, dhe një nënpunës i perandorisë osmane me origjinë boshnjake u tha që jetën e mirë që kërkonin mund ta bënin edhe në Shqipëri.

Ata u vendosën në qytetin e Shijakut, në disa toka që blenë nga beu i qytetit dhe themeluan tre fshatra: Borak, Stari Borak dhe Koxhas. Edhe sot pjesa më e madhe e popullsisë boshnjake është e përqëndruar në këto tre fshatra, por vlen të përmendet që nuk ka qytet në Shqipëri që nuk ka boshnjakë.

Fakti që janë njerëz paqësorë, të dashur, të hareshëm dhe shumë punëtorë bëri që ata të fitojnë shumë shpejt respektin e banorëve vendas dhe të integrohen shumë mirë në shoqërinë shqiptare.

Komuniteti boshnjak në Shqipëri ka nxjerrë figura të shquara që kanë dhënë kontribut të madh në fushën e arsimit, bujqësisë (boshnjakët qenë të parët që kultivuan në vendin tonë kulturat bujqësore të patates dhe domates dhe lulen e zambakut), artit, kulturës dhe biznesit, si në qytetin e Shijakut por edhe në gjithë Shqipërinë. Ata dallohen gjithashtu për kulinarinë e veçantë

Edhe pse kanë rreth 157 vjet që jetojnë në Shqipëri ata kanë arritur të ruajnë gjuhën, traditat dhe zakonet e vendit nga erdhën.

Marre nga faqja zyrtare Komiteti për Pakicat Kombëtare

Lexo më shumë nga

Rama në 30-vjetorin e Coca Cola në Shqipëri: Të lidhur më shumë se kurrë me Italinë

ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të.

Global 360

Përqafimi i paqes i Papa Franceskut me një palestinez dhe një izraelit

Duartrokitje të mëdha nga e gjithë Arena e Veronas, në këmbë të gjithë pas përqafimit të Papa Françeskut me dy…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama në 30-vjetorin e Coca Cola në Shqipëri: Të lidhur më shumë se kurrë me Italinë

ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të.