Rama: Inteligjenca artificiale Chat GTP do të integrohet në portalin e-Albania

Me integrimin e kësaj teknologjie, një operator virtual do t’u përgjigjet në kohë reale pyetjeve të qytetarëve.


Inteligjenca artificiale Chat GTP do të integrohet në portalin qeveritar e-Albania për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për shërbimet e ofruara.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama në një konferencë shtypi nga godina e qeverisë.

Sipas Ramës, me integrimin e kësaj teknologjie, një operator virtual do t’u përgjigjet në kohë reale pyetjeve të qytetarëve.

“Kemi riorganizuar edhe strukturat e ministrive, të cilave do iu bashkëngjiten nuklat e inovacionit. Kemi nisur disa projekte të rëndësishme duke vënë në shfrytëzim edhe risitë e inteligjencës artificiale. Besoj që së shpejti në fillim të vjeshtës do t’iu japim qytetareve rezultatin e parë të kësaj risie me futjen e sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë virtual në platformën e- Albania, ku nuk do ketë nevojë për të pritur përgjigje për mënyrën si aplikohet, për mënyrat e aplikimit sepse operatori virtual me modulimin e chat GTP do te jetë aty në kohë reale për të dhënë përgjigjet për aplikuesit.

Ndërkohë që, do të punohet për të zgjeruar modelin me të gjitha shërbimet, jo thjeshtë me fazën e aplikimit në mënyrë që brenda maksimumi një viti, i gjithë shërbimi i e-Albania-s të jetë i bazuar tek inteligjenca artificiale dhe operatori të jetë dhe vizualisht në komunikim me qytetarët, duke qenë një operator virtual, jo një person fizik. Por hapi i parë është kjo që thashë, vënia në dispozicion të qytetareve që përdorin e-Albania të sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë me operatorin virtual për fazën e aplikimit dhe për atë që janë pyetjet më të zakonshme dhe përgjigjet më të nevojshme për ata që hyjnë në e – Albania.

Po kështu kemi mbaruar fazën besoj të konsultimit publik për prokurimet dhe do të kemi një ndryshim rrënjësor me prokurimet publike, që do të hyjnë në një fazë tjetër në bashkëpunim me UNOPS-in që është një organizëm i Kombeve të Bashkuara që merret me prokurimet publike. Dhe njëkohësisht dhe për prokurimet publike kemi filluar punën për vënien në shfrytëzim të potencialit të jashtëzakonshëm të inteligjencës artificiale, por kjo do të kërkojë rreth një vit për t’u realizuar. Ndërkohë që, sistemi i prokurimeve do të ketë një ndryshim të rëndësishëm, falë bashkëpunimit me UNOPS-in, duke filluar nga ndryshimi i sistemit të blerjeve të përqendruara dhe pastaj me radhë në të gjithë hallkat e sistemit të prokurimit”, tha Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al

Lexo më shumë nga

Kumbaro takon drejtuesen e agjencisë frankofone: Fokus te shkollat dygjuhëshe dhe liceu në Korçë

Në kuadër të Javës së Frankofonisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e përgjithshme të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro takon drejtuesen e agjencisë frankofone: Fokus te shkollat dygjuhëshe dhe liceu në Korçë

Në kuadër të Javës së Frankofonisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e përgjithshme të…