Ihsan bej Toptani, doktori që organizoi Mbledhjen e Mukjes

Më 25 gusht 1908, u lind Ihsan bej Toptani, një nga figurat më enigmatike të Luftës së Dytë Botërore.


Më 25 gusht 1908, u lind Ihsan bej Toptani, një nga figurat më enigmatike të Luftës së Dytë Botërore.

Rridhte nga një familje atdhetarësh. Qe biri i Abdi bej Toptanit, veprimtar i çështjes kombëtare. U shkollua në Austri, ku në vitin 1940 mori edhe gradën “doktor”.

Në atdhe do të kthehej më 1942-shin dhe do të përfshihej ngushtimisht me luftën, duke u bërë bashkëlidhës i politikave britanike me palët ndërluftuese, siç ishin forcat balliste, zogiste dhe ato të Nacional-Çlirimtares.

Toptani është një nga organizuesit kryesorë të Mbledhjes së Mukjes, takimi i parë i të cilës u mbajt pikërisht në shtëpinë e Toptanajve në Tapizë.

I gjendur para ngjarjeve të fundluftës, Toptani detyrohet të mërgojë bashkë me Abaz Kupin drejt Italisë.

Vitet e mëpasme do të zhvendosej nga Roma në Maltë, në Athinë dhe vite më pas në Angli. Në vitin 1958 bëhet nënshtetas britanik dhe pjesëtar i seksionit shqip të BBC-së. Toptani ndërroi jetë më 28 maj 2001, në moshën 93-vjeçare.

“Muaji i Librit” pasuron jetën kulturore në Elbasan

Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Muaji i Librit” pasuron jetën kulturore në Elbasan

Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.