Silvinjo për “Radio Marca” në Spanjë: Kam punuar me Titen, kemi grup të vështirë

Trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për “Radio Marca” në Spanjë.


Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior, ose i njohur si Silvinjo, ka folur për “Radio Marca” në Spanjë, duke treguar ecurinë e punës së tij në muajt që është në krye të stolit të kuqezinjve.

Braziliani tregon për kontaktet me FSHF-në, klimën e mirë që gjeti në ekip dhe lojtarët që bëjnë pjesë në elitën e futbollit evropian.

49-vjeçari e di që do t’i duhet të kualifikohet në Euro 2024, me kuqezinjtë që në grupin E mbajnë vendin e dytë dhe kanë dy ndeshje të forta në shtator.

“Presidenti i FSHF më tha se ishte një mundësi për të qenë unë trajneri i Shqipërisë. Folëm, biseduam së bashku dhe vendosa që t’i bashkohem kësaj Kombëtare. Gjërat po na shkojnë mirë deri tani, kemi marrë disa rezultate të mira dhe ka shumë entuziazëm për të ardhmen. Ndryshon shumë drejtimi i një ekipi nga i një kombëtare. Por Tite më ka mësuar shumë në kohën kur isha me të te Brazili. Duhet të shkosh te lojtarët që t’i takosh, t’i ndjekësh në çdo moment, ka shumë takime dhe gjëra të tilla”, tha fillimisht Sylvinho.

Trajneri kuqezi tregon klimën në Kombëtare, komunikimin me lojtarët dhe objektivin që është kualifikimi në Europian, kjo duke dalë në dy vendet e para të grupit E.

“Te Kombëtarja jonë, lojtarët flasin anglisht ose italisht, kështu që komunikimi është i lehtë për mua. Lojtarët tanë janë shumë të mirë, luajnë në nivele të larta të futbollit në Europë. Grupi është i vështirë, por objektivi ynë është kualifikimi në Europian, do të vendoset në ndeshjet e fundit. Ne shpresojmë, por do të jetë e vështirë, grupi është shumë i ekuilibruar. Megjithatë jam vërtet shumë i kënaqur, lojtarët e mi janë të fortë”, tha 49-vjeçari.

Braziliani komenton edhe dëmtimet e Brojës dhe Kumbullës, teksa tregon se ambienti i punës në Shqipëri është i qetë.

“Vetëm pak mëkat për Kumbullën dhe Brojën për shkak të dëmtimeve të tyre. Kemi palestër, fusha të reja futbolli, mundësi për të shkuar dhe për t’i takuar lojtarët. Ka shumë qetësi në bërjen e punës dhe njëkohësisht kemi gjithçka na nevojitet”, tha trajneri mes të tjerash.

Lexo më shumë nga

“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë

Riviera Shqiptare nuk është vetëm një destinacion i verës së zhurmshme dhe plazheve të mbushura. Jashtë sezonit turistik, bregdeti i…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë

Riviera Shqiptare nuk është vetëm një destinacion i verës së zhurmshme dhe plazheve të mbushura. Jashtë sezonit turistik, bregdeti i…