Balluku takon Escobar: Shqipëria e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve në rajon

Qeveria Shqiptare është plotësisht e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve të marra, si dhe rolin e rëndësishëm që mban sa i takon zhvillimeve në rajon.


Qeveria Shqiptare është plotësisht e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve të marra, si dhe rolin e rëndësishëm që mban sa i takon zhvillimeve në rajon.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi në Uashington me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takimin e zhvilluar mes tyre, Balluku dhe Escobar diskutuan mbi një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet e fundit në rajon dhe mbi rolin që duhet të ketë Shqipëria në gjithë këtë situatë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se Escobar, i cili është një ndër njohësit më të mirë të rajonit tonë në Departamentin e Shtetit, së bashku me skuadrën e tij, shprehu gatishmërinë për të ofruar ndihmën e tyre në zgjidhjen e situatës, si dhe vendosmërinë për mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Uashington- Në Departamentin e Shtetit takova Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare. Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”, tha Balluku.

Balluku ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, si dhe ishte pjesëmarrëse në Konferencën mbi Bashkëpunimin Rajonal për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Lidershipi Transatlantik dhe Këshilli Atlantik. /ATSH

Lexo më shumë nga

Nga 21 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit, 6 mbeten aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 7…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nga 21 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit, 6 mbeten aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 7…