Kuvendi miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt

Kuvendi ka miratuar sot me 117 vota pro që t’i hiqet imuniteti deputetit Arben Ahmetaj


Kuvendi ka miratuar sot me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenim që t’i hiqet imuniteti deputetit Arben Ahmetaj dhe në këtë mënyrë autorizoi SPAK-un që ta arrestojë dhe të kontrollojë banesën e tij.

Në seancën e posaçme të zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku u diskutua kërkesa e SPAK ishin të pranishëm 120 deputetë.

Fillimisht Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi lexoi raportin përfundimtar të opozitës ku ndër të tjera tha se “Rama duhet të dorëzojë para drejtësisë Arben Ahmetajn, të kthejë paratë në buxhetin e shtetit dhe të vuajë dënimin për shërbimin që ka bërë ndaj Ramës”.

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i cili paraqiti në Kuvend raportin e mazhorancës tha se “është vetëm gjykata, organi i vetëm që mund të marrë në shqyrtim, të çmojë dhe në fund të disponojë në lidhje me kërkesat e organit të prokurorisë gjatë hetimeve paraprake në rast se i gjen eventualisht të mbështetura në prova dhe në ligj. Është gjykata ajo që garanton respektimin e të drejtave të njeriut në të gjithë hallkat e procesit penal. Procesin e rregullt ligjor, garancitë procedurale, kushtet dhe kriteret që parashikohen në ligjin procedural si dhe zbatimin e parimit të proporcionalitetit të masës së sigurimit me kërkesat dhe faktet që i paraqiten për gjykim”.

Tri shtyllat e programit qeverisës: Nga Shqipëria europiane, tek ekonomia dhe mirëqenia sociale

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Tri shtyllat e programit qeverisës: Nga Shqipëria europiane, tek ekonomia dhe mirëqenia sociale

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.