SPAK urdhër arresti me burg, vetëdorëzohet Vangjush Dako

Urdhër arresti për ish-kreun e bashkisë së Durrësit është dhënë pas dyshimeve për shpërdorim detyre.


SPAK ka lëshuar urdhër arresti me burg
për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, i cili më pas u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Urdhër arresti për ish-kreun e bashkisë së Durrësit është dhënë pas dyshimeve për shpërdorim detyre.

Janë lëshuar gjithsej 10 masa arrest me burg për punonjës dhe ish-punonjësit e kësaj bashkie. Urdhër arrestet e SPAK që po zbatohen aktualisht, 7 arrest me burg dhe tre arrest shtëpie, janë pranuar nga Gjykata.

Vetëm katër ditë më parë, Vangjush Dako u thirr në dyert e SPAK ku u pyet rreth katër orë. Nuk dihet ende se për çfarë është pyetur Dako që ka bindur sot Prokurorinë e Posaçme të lëshojë urdhër arresti ndaj tij.

Dyshohet se çështja ka të bëjë me një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti. Por pavarësisht kësaj Dako ka dhënë leje dhe ndërtesa është legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Lexo më shumë nga

Kredia për sektorin privat u rrit 14.3%, arrin në nivelin 35% të PBB-së

Të dhënat u bënë publike gjatë takimit të punës nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me…

Global 360

Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Thaçi e Krasniqi 25 vjet burg për krime lufte, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dhënies së…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kredia për sektorin privat u rrit 14.3%, arrin në nivelin 35% të PBB-së

Të dhënat u bënë publike gjatë takimit të punës nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me…