Faktori politik shqiptar, Komisioni për Integrimin Evropian takime në Maqedoninë e Veriut

Anëtarët e komisionit për Integrimin Evropian zhvilluan një vizitë në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin e parë mes tre komisioneve të çështjeve të Integrimit Evropian.


Anëtarët e komisionit për Integrimin Evropian zhvilluan një vizitë në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin e parë mes tre komisioneve të çështjeve të Integrimit Evropian.

Në cilësinë e kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku zhvilloi takim me kryetarin e komunës Tetovë dhe njëkohësisht kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, për të vijuar me turin e takimeve në Shkup.

Në qendër të axhendës ishin takimet me faktorin politik shqiptar ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian dhe lidhja mes shteteve ku jetojnë shqiptarët.

Gjatë takimit të mbajtur në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Tabaku u shpreh në lidhje me rëndësinë e procesit të të integrimit, ndërsa theksoi faktin se procesi i integrimit është realisht transformues kur qytetarët përfitojnë prej tij.

Delegacioni zhvilloi takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferri dhe zv/kryeministrin Artan Grubi, me të cilin u diskutua lidhjet infrastrukturore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tabaku theksoi se në fushën e investimeve të huaja Maqedonia e Veriut është më përpara Shqipërisë duke përthithur më shumë investime.

Me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, takimi u fokusua në ndryshimet e kërkuara kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe interesin e rajonit në procesin e integrimit. Të dyja palët ranë dakord se integrimi rajonit është jetik dhe i domosdoshëm duke parë rrezikun rus që është krijuar në rajon që pas agresionit rus të Ukrainës.

Tabaku u takua edhe me deputetët e VRMNO me të cilët diskutoi çështjet mbi ndryshimet kushtetuese dhe proceset e integrimit.

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Begaj uron besimtarët e krishterë

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët e krishterë në të gjithë vendin për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Begaj uron besimtarët e krishterë

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët e krishterë në të gjithë vendin për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari