Shpërfillja është tragjedia e kohës sonë!

Të shpërfillësh dikë, është njësoj sikur ta fshish nga defteri i të gjallëve.


Nga Elona Caslli

E kundërta e Dashurisë nuk është Urrejtja.
Është Shpërfillja.
E kundërta e Arsimimit nuk është Padija.
Është Shpërfillja.
E kundërta e Artit nuk është Shëmtia.
Është Shpërfillja.
E kundërta e Drejtësisë nuk është Padrejtësia.
Është Shpërfillja.
E kundërta e Paqes nuk është Lufta.
Është Shpërfillja e Luftës.
E kundërta e Jetës nuk është Vdekja.
Është Shpërfillja e Jetës ose e Vdekjes.

Elie Wiesel

E nisa këtë shkrim, qëllimisht me këtë mendim nga Elie Wiesel, pasi besoj fort se shpërfillja është tragjedia e kohës sonë.

Ne jetojmë duke e shpërfillur njëri- tjetrin.

Të shpërfillësh dikë, është njësoj sikur ta fshish nga defteri i të gjallëve.

Shpërfillja e së drejtës, është autorja e të gjitha ngjarjeve të shëmtuara që dëgjojmë.

Ekziston një zinxhir ushqimor, sikundër ekziston edhe një zinxhir njerëzor.

Ne të gjithë jemi hallkat e një zinxhiri të madh njerëzor.

Çdo njeri përbën një hallkë të këtij zinxhiri në të përditshmen e tij.

Nuk mund të ekzistojë veçse një kufomë dhe një vrasës.

Ekzistojnë shumë vrasës pasiv dhe një vrasës aktiv dhe një kufomë.

Vrasësit pasiv janë hallkat e zinxhirit njerëzor që nuk funksionojnë siç duhet.

Një individ para se të tjetërsohet në kufomë nga një individ tjetër, ka trokitur diku.

Ka trokitur në dyert e shoqërisë, ka trokitur në dyert e policisë, ka trokitur në dyert e gjykatës.
Ka një bashkësi trokitjesh në historinë e çdo kufome.

Këto trokitje nuk janë vlerësuar siç duhet nga hallkat përkatëse të zinxhirit njerëzor, ose janë shpërfillur nga këto të fundit.

Në rast të kundërt, individi nuk do të shndërrohej në kufomë, pasi hallkat e zinxhirit ì zotërojnë të gjitha mjetet për të parandaluar fatin e tij tragjik.

Pas çdo kufome ka një revoltë të shpërfillur kurdo dhe kudo.

Vrasësi aktiv, ai që shkel këmbëzën është vetëm një. Vrasësit pasiv, janë të gjitha hallkat e kalbura të zinxhirit, që i krijojnë mjedisin e përshtatshëm një individi të shndërrojë në kufomë një individ tjetër.

Post Scriptum- Dhe sikundër do të shprehej Dostojevski….

Ne i vrasim të gjithë në jetë, miku im:

Dikë e vrasim me plumba, dikë me fjalë, një tjetër me vepra dhe dikë tjetër e vrasim duke mos bërë asgjë me gjërat që duhet të kishim bërë!”

Lexo më shumë nga

Spahiu: Njësi lëvizëse dentare për fëmijët edhe në zonat rurale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në një prej njësive lëvizëse në Elbasan, u shpreh…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Njësi lëvizëse dentare për fëmijët edhe në zonat rurale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në një prej njësive lëvizëse në Elbasan, u shpreh…