Mohamed Alabbar: “Durrës Yacht & Marina”, një kryevepër turistike!

“Vë bast që sistemi më transparent që kam hasur në këto vite është në Shqipëri dhe për këtë sfidoj çdokënd”


Përfaqësuesi i “Eagle Hills Real Estate Development”, Mohamed Alabbar, shprehu sot bindjen se “Durrës Yacht & Marina” do të jetë ndër zhvillimet më të pabesueshme në botë.

I ftuar në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, Alabbar tha se “është gati të realizojë të përsosurën në Durrës”.

“Ju siguroj se klientët e mi janë shumë të ngazëllyer. Qeveria ime gjithashtu. Na kanë vendosur në një presion pozitiv që do të bëjmë gjënë më të bukur në botë, më të mirë se Monako dhe asnjë gjë nuk do na ndalë, se zhvillimi është i pabesueshëm dhe gjithë studimet e fizibilitetit jemi duke i hedhur nga dritarja, jemi duke dalë më mirë se parashikimet dhe do të ecim më mirë. Kam 30 vite në biznes, kam kryer kryeveprën, kam bërë edhe gabime të rënda, por tani jam gati të bëj të përsosurën”, tha ai.

Alabbar vlerësoi se në Shqipëri ka gjetur partnerë vullnetmirë që besojnë. “Kjo është betejë e fortë dhe e gjatë, sepse nevojiten vite për këtë garë. Unë gjeta një mjedis njerëzish të mirësjellë, që çonin përpara vendin e tyre”, tha ai.

Ai tha se në vendimin për të investuar në Shqipëri ishin një sërë faktorësh që ndikuan.

“Shqipëria është disa orë larg Italisë. Ne bëmë disa matje mbi turizmin dhe zhvillimin ekonomik këtu dhe te fqinjët e Shqipërisë. Bëra krahasimet mes hoteleve këtu dhe vendeve fqinjë dhe pashë raportin, pjesën që zë turizmi. Pa dyshim pashë edhe blerjen e banesave, shifra të çmendura. Shqipëria ka goxha shans, por nuk do të jetë gjithmonë kështu. Dhe këtë lloj basti i vura vetes 3 vite e gjysmë më parë, por pata edhe një partner vullnetmirë në terren”, tha ai.

Në këtë drejtim, Alabbar vlerësoi se sistemi më transparent që ka hasur në këto vite është në Shqipëri.

“Jam marrë me marrëdhëniet qeveritare dhe i ka parë të gjitha llojet për vite me radhë. Kam parë lloj-lloj formate politikanësh. Vë bast që sistemi më transparent që kam hasur në këto vite është në Shqipëri dhe për këtë sfidoj çdokënd, le të më dalin kundër”, tha ai.

Alabbar kujtoi se në fillimet e kompanisë së tij në vitin 1990, për 15 vite rresht njerëzit nuk kishin besim dhe vinin në dyshim gjithçka.

“Thoshin është false, e rreme, nuk do të funksionojë. Ishim nga Lindja e Mesme, vetëm lajme të këqija kishte nga Lindja e Mesme dhe ato transmetoheshin në CNN dhe BBC, por ne qëndruam të vendosur. Kjo është pjesërisht në Shqipëri, por absolutisht çdo vend ka një histori negative. Ne në Lindjen e Mesme kemi të gjithë historitë tona të shkuara të hidhura, ishim mbretëria e kontrabandistëve, por evoluimi dhe ndryshimi vijon. Në Shqipëri kam parë malet, luginat e vijën bregdetare. Bukuria e vërtetë e Shqipërisë për mua janë malet e luginat. Kam 4 vite që endem rrugëve të Tiranës dhe Përmetit nuk shikoj gjë tjetër veç fytyra të buzëqeshura dhe të përulura”, tha ai.

Ndryshimet kryesore në Paketën Fiskale 2027 nga rritja e tatimit mbi dividendin te akciza e duhanit

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në Paketën Fiskale 2027 e konceptuar mbi tre…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndryshimet kryesore në Paketën Fiskale 2027 nga rritja e tatimit mbi dividendin te akciza e duhanit

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në Paketën Fiskale 2027 e konceptuar mbi tre…