Inovacionet financiare, banka “Made in Italy”!

Banka e parë në historinë institucionale të botës është Banka e Venecias, e krijuar në shekullin e XII, në 1148.

Nga Prof. Assoc. Dr. Elvin Meka

Banka e parë në historinë institucionale të botës është Banka e Venecias, e krijuar ne shekullin e XII (diku rreth vitit 1148).

Nese bankat sot i zhveshim nga teknologjia dhe infrastruktura ku ato zhvillojne biznesin e tyre, beje ekzaktesisht te njejtat gjera qe bente Banka e Venecias rreth 900 vite te shkuara!

INOVACIONET FINANCIARE – MADE IN ITALY

BANKAT TREGTARE

Banka e parë në historinë institucionale të botës është Banka e Venecias, e krijuar ne shekullin e XII (diku rreth vitit 1148).
Katër funksionet e saj, që përngjasojnë me bankat moderne ishin:

1. Huadhënia (CHAMBER OF LOANS),
2. Shitblerja e kambialeve/letrave tregtare (DISCOUNT),
3. Depozitimi i fondeve (SAFEKEEPING),
4. Emetimi i çeqeve dhe bankënotave (CIRCULATION).

Nese bankat sot i zhveshim nga teknologjia dhe infrastruktura ku ato zhvillojne biznesin e tyre, beje ekzaktesisht te njejtat gjera qe bente Banka e Venecias rreth 900 vite te shkuara!

KONTABILITETI (Sistemi i regjistrimit te dyfishte ne llogari)

Kontabiliteti si praktike tregtare eshte shpikur dhe aplikuar per here te pare nga Amatino Manucci, nje tregtar fiorentin, qe u angazhua nga kompania Farolfi, qe ka dokumentuar per here te pare librat e saj te llogarise ne vitin 1299–1300, duke perdorur sistemin e regjistrimit te dyfishte.

Do te ishte Luca Pacioli, matematikani dhe murgu franceskan, bashkepunetori i Leonardo da Vincit, ose babai i kontabilitetit, qe ishte personi i pare qe botoi nje punim te plote shkencor, lidhur me kontabilitetin: “Summa de arithmetica, geometria. Proportioni et proportionalita”.

Propozimet e tij lidhur me praktikat e sistemit te regjistrimit te veprimeve dhe pasqyrat financiare (bilanci dhe pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve) te propozuara prej tij do te mbeteshin te pandryshuara per 500 vjet ne bote.

Prof. Assoc. Dr. Elvin Meka,
Dekan i FAKULTETIT TË EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
UNIVERSITETI EVROPIAN I TIRANËS, UET

Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë…