Strehohet në Shqipëri, Behishta Arghand, gazetarja afgane që intervistoi zëdhënësin e Talibanëve

Një fondacion i fuqishëm me shumë reputacion në SHBA i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama strehimin e Behishta Arghand në Shqipëri.

Behishta Arghand ditën kur ra Kabuli u bë e para gazetare femër të intervistonte në studio njërin prej përfaqësuesve të Talibanëve.

Kjo intervistë e prezantueses së “Tolo TV” u kthye në lajm në të gjithë mediat botërore, pasi asnjëherë Talibanët nuk pranonin të intervistoheshin nga një femër.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që po ndjek në mënyrë intensive ardhjen e qytetarëve afgan në vendin tonë, ka mësuar se Behishta Arghand ka mbërritur në Shqipëri pasditen e kësaj të premteje.

Një fondacion i fuqishëm me shumë reputacion në SHBA i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama strehimin e saj në Shqipëri.

Burimet i thanë Top Channel se ardhja e gazetares afgane është koordinuar nën kujdesin personal të kryeministrit Edi Rama, ministres së punëve të jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëpunëtorëve në Shqipëri të fondacionit amerikan.

Deri në momentin e procesimit të vizës amerikane gazetarja Arghard do të qëndroj në Tiranë.

Gazetarja Behishta Arghand mundi të dalë nga Afganistani dhe të qëndroj disa ditë në Katar e më pas të udhëtojë drejt Tiranës.

Në një intervistë për mediat gjermane nga Katari ajo tha e u largua për motive sigurie.

“Më pak se 100 gra e vajza nga 700 gazetare femra në Afganistan vijojnë të punojnë në media por dalë ngadalë çdo ditë po zhduken nga ekranet e televizioneve” ,deklaroi Arghard.

Ndërsa për intervistën e parë të një gazetare femër me një zëdhënës të Talebanëve, Behishta Arghand 22 vjeçe tha:

“Po dridhesha gjatë intervistës por doja ti tregoja botës se gratë afgane nuk duan të kthehen pas ato duan të ecin përpara”.

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.