Digjitalizim i kartelës mjekësore të pacientëve në QSUNT
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur zbatimin për herë të parë të kartelës digjitale të pacientit në pavijonin e Neuroshkencës, në kuadër të procesit të digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore.

Sistemi i ri mundëson aksesin në kohë reale të personelit mjekësor dhe infermieror në të dhënat klinike të pacientëve të hospitalizuar, përfshirë imazhet, përgjigjet mjekësore dhe kërkesat për ekzaminime të ndryshme.
QSUNT bën me dije se përmes këtij sistemi, informacioni mjekësor regjistrohet dhe bëhet i aksesueshëm online nga ekipet shëndetësore, duke synuar përmirësimin e koordinimit mes tyre, përshpejtimin e proceseve të punës dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.
Ky sistem pritet të luajë një rol të rëndësishëm në kostifikimin e shërbimeve shëndetësore, duke krijuar bazën për hapat e mëtejshëm drejt autonomisë financiare të QSUNT-së.
Digjitalizimi i kartelës mjekësore synon të modernizojë administrimin e informacionit shëndetësor dhe të përmirësojë organizimin e shërbimeve spitalore, përmes përdorimit të teknologjisë në funksion të kujdesit për pacientin.