Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet

Autoriteti dhe operatori qeveritar që menaxhon infrastrukturat qeveritare do të ngrenë në strukturat e tyre ekipet sektoriale CSIRT, përgjegjëse për trajtimin e incidenteve të sigurisë kibernetike.


Qeveria ka miratuar mbrëmjen e djeshme ndryshime në ligjin për sigurinë kibernetike ku parashikohet zgjerimi i detyrimeve për institucionet publike dhe operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, forcimin e mekanizmave të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, si dhe vendosjen e masave të reja administrative për subjektet që nuk zbatojnë kërkesat ligjore.

Në projektligj, i cili hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, risi kryesore është detyrimi i operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit për të dorëzuar pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) një vetëdeklarim për masat teknike, organizative dhe operacionale të sigurisë kibernetike që kanë zbatuar.

Autoritete duhet të paraqesin informacion të saktë, të plotë dhe të përditësuar sipas përmbajtjes dhe afateve që do të përcaktohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të AKSK-së.

Gjithashtu, operatorët do të kenë detyrimin të deklarojnë mënyrën e hostimit dhe administrimit të sistemeve, rrjeteve dhe infrastrukturës së informacionit.

Qeveria ka zgjeruat listën e shkeljeve administrative dhe përcakton gjoba të veçanta për mosrespektimin e detyrimeve të reja.

Gjobë nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë parashikohet për mosdorëzimin në afat të vetëdeklarimit të masave të sigurisë kibernetike dhe mosdeklarimin e mënyrës së hostimit e administrimit të sistemeve.

Nga 200 mijë deri në 1 milion lekë është gjoba për paraqitjen e të dhënave të pasakta, të paplota ose të papërditësuara në vetëdeklarim.

Nga 500 mijë deri në 1 milion lekë parashikohet për moszbatimin e masave të kërkuara nga AKSK-ja për bllokimin, filtrimin, kufizimin, detektimin ose neutralizimin e treguesve të komprometimit dhe sulmeve kibernetike.

Ndërkohë, për shkeljet e tjera të parashikuara në ligj, gjobat arrijnë deri në 10 milionë lekë, në varësi të natyrës së kundërvajtjes.

Një tjetër ndryshim është forcimi i bashkëpunimit mes AKSK-së, institucioneve publike dhe strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike.

Autoriteti dhe operatori qeveritar që menaxhon infrastrukturat qeveritare do të ngrenë në strukturat e tyre ekipet sektoriale CSIRT, përgjegjëse për trajtimin e incidenteve të sigurisë kibernetike.

Operatorët do të kenë detyrimin të raportojnë çdo incident pranë CSIRT-it kombëtar dhe atij sektorial, si dhe të bashkëpunojnë për shkëmbimin e informacionit, koordinimin e veprimeve dhe zbatimin e masave për parandalimin, reagimin dhe rikuperimin nga incidentet.

Projektligji i jep gjithashtu AKSK-së mundësinë të kryejë simulime në rrjetet dhe sistemet e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme, duke shfrytëzuar vulnerabilitetet e evidentuara përmes skanimeve proaktive.

Një tjetër risi e projektligjit të miratuar nga Qeveria është krijimi i Grupit të Bashkëpunimit për Inteligjencën Kibernetike, i cili do të mblidhet pranë AKSK-së për shkëmbimin dhe vlerësimin e informacionit mbi kërcënimet e mundshme kibernetike.

Ky Grup do të përbëhet nga përfaqësues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Ministria përgjegjëse për punët e jashtme, Ministria përgjegjëse për punët e brendshme, Shërbimi Informativ i Shtetit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura si dhe nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Grupi kryesohet nga AKSK-ja dhe do të ketë si detyra shkëmbimin e informacionit paralajmërues për kërcënimet kibernetike, vlerësimin e ndikimit të tyre në sigurinë kombëtare, ekonomi dhe shërbimet publike, si dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e politikave kombëtare në këtë fushë.

Projektligji parashikon gjithashtu që disa operatorë të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit të kenë detyrimin të përdorin produkte, shërbime dhe procese të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) të certifikuara për sigurinë kibernetike.

Ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike prekin edhe fushën e zbatimit të ligjit në administratën publike. Në sektorin e administratës publike, si pjesë e infrastrukturave me kritikalitet të lartë, shtohen edhe subjektet e administratës publike të vetëqeverisjes vendore.

Gjithashtu, AKSK-së i jepet kompetenca për të planifikuar dhe qendërzuar nevojat për trajnime të specializuara në sigurinë kibernetike për operatorët e infrastrukturave të informacionit të administratës shtetërore, kur këto trajnime nuk ofrohen nga institucionet publike në vend. Operatorët duhet të paraqesin kërkesat për trajnim pranë Autoritetit deri më 30 prill, sipas buxhetit të miratuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ylli përshëndet miratimin e ligjit të sponsorizimit: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit shqiptar

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, përshëndeti miratimin e ligjit për sponsorizimin në sport, duke e cilësuar atë…

Global 360

Kurti takon Magyar: Hungaria është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Kosova, aq më e…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ylli përshëndet miratimin e ligjit të sponsorizimit: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit shqiptar

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, përshëndeti miratimin e ligjit për sponsorizimin në sport, duke e cilësuar atë…