Xi Jinping bën thirrje për të vazhduar trashëgiminë e Sun Jat Senit në rilindjen kombëtare

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për të vazhduar trashëgiminë e Sun Jat Senit, njërit prej etërve të nderuar revolucionarë të kombit kinez


Të enjten, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për të vazhduar trashëgiminë e Sun Jat Senit, njërit prej etërve të nderuar revolucionarë të kombit kinez, për të bërë përpjekje të përbashkëta për rilindjen kombëtare dhe për ta kthyer në realitet ëndrrën e madhe të gjithë popullit kinez që nga fillimi i kohëve moderne.

Xi, që është gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto gjatë një mbledhjeje në Pekin për të përkujtuar 160-vjetorin e lindjes së Sun Jat Senit.

I lindur më 1866, Sun Jat Seni udhëhoqi Revolucionin e vitit 1911 mbi një shekull më parë, që rrëzoi monarkinë absolute që kishte sunduar Kinën për mijëra vjet. Sun vdiq në vitin 1925.

Duke folur në këtë ngjarje në Pallatin e Madh të Popullit, Xi e vlerësoi Sun Jat Senin si një hero të madh kombëtar, një patriot të madh dhe një pionier të madh të revolucionit demokratik të Kinës.

Xi theksoi se komunistët kinezë janë mbështetësit më të palëkundur, bashkëpunëtorët besnikë dhe pasardhësit e devotshëm të kauzës revolucionare të nisur nga Sun Jat Seni.

Ai shtoi që, për më shumë se 100 vjet, PKK-ja e ka udhëhequr popullin kinez në shkrimin e kapitullit më të shkëlqyer në historinë e kombit kinez.

“Mënyra më e mirë që ne ta kujtojmë Sun Jat Senin është të imitojmë, të trashëgojmë dhe të vazhdojmë të promovojmë frymën e tij të paçmuar, duke avancuar me vendosmëri përpjekjet tona për të ndërtuar një vend të madh dhe për të rigjallëruar kombin tonë,” tha Xi.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Xi Jinping bën thirrje për të vazhduar trashëgiminë e Sun Jat Senit në rilindjen kombëtare

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për të vazhduar trashëgiminë e Sun Jat Senit, njërit prej etërve…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xi Jinping bën thirrje për të vazhduar trashëgiminë e Sun Jat Senit në rilindjen kombëtare

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për të vazhduar trashëgiminë e Sun Jat Senit, njërit prej etërve…