Pr.buxheti për Policinë e Shtetit 30,3 miliardë lekë, Hita: Pagat e punonjësve rriten me 16%

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita prezantoi sot në Komisionin e Sigurisë projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parashikohet në rreth 30,3 miliardë lekë.


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita prezantoi sot në Komisionin e Sigurisë projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parashikohet në rreth 30,3 miliardë lekë. Gjatë fjalës së tij, Hita bëri të ditur se një nga prioritetet kryesore është rritja e pagave të punonjësve të Policisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe modernizimi i kapaciteteve operacionale.

Sipas tij, projektbuxheti përfshin edhe rritjen e pagave të punonjësve të policisë me 16%, ndërsa shpenzimet për personelin zënë pjesën më të madhe të buxhetit.

“Për vitin 2027, projektbuxheti i Policisë së Shtetit parashikohet në masën rreth 30,3 miliardë lekë, dhe duke marrë në konsideratë shtesën që parashikohet për rritjen e pagave të policisë, e cila është 16%.

“Nëpërmjet kësaj rritjeje, përfitojnë: Punonjësit e Policisë së Shtetit me gradën “Inspektor”, numri i të cilëve është 8174, ose 73% të punonjësve me grada në total, që përfitojnë një rritje të pagës për gradë, 20 mijë lekë. Duke përfshirë rritjen e pagës për gradë dhe efektin e pagës për vjetërsi shërbimi, rritja mesatare është rreth 27%; Punonjësit e tjerë me grada përfitojnë një rritje të pagës për grade, 15 mijë lekë. Duke përfshirë edhe efektin e pagës për vjetërsi shërbimi, rritja mesatare varion nga 8% deri në 17%”, tha ai.

Në projektbuxhetin e vitit 2027 janë parashikuar gjithashtu 5.6 miliardë lekë për shpenzime operative, 2,5 miliardë lekë për investime me financim të brendshëm dhe 2 miliardë lekë për investime me financim të huaj.

Një nga investimet kryesore infrastrukturore është ndërtimi i objektit multifunksional të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për të cilin janë parashikuar 279 milionë lekë.

“Një rëndësi të veçantë merr nisja e investimit për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, e cila do të mundësojë krijimin e një infrastrukture të re dhe bashkëkohore për një nga strukturat me ngarkesën më të lartë operacionale në vend”, deklaroi Hita.

Projekti parashikon ndërtimin e një objekti me sipërfaqe ndërtimore prej 10 200 metrash katrorë, i cili do të akomodojë administratën dhe personelin e drejtorisë.

Në fushën e logjistikës dhe kapaciteteve operacionale, Policia e Shtetit parashikon 175 milionë lekë për blerjen e mjeteve të transportit dhe 60 milionë lekë për automjete speciale. Gjithashtu, sipas Hitës, 128 milionë lekë janë planifikuar për blerjen e armatimeve të ndryshme për përdorim policor.

Një tjetër zë i rëndësishëm i investimeve lidhet me pajisjet speciale dhe teknologjinë.

Sipas Hitës, për pajisjet e Teknologjisë së Informacionit janë parashikuar 314,3 milionë lekë, ku përfshihet edhe sistemi i menaxhimit të informacionit të burimeve të Policisë së Shtetit (PRIMS), me një financim prej 161,4 milionë lekësh.

Hita u ndal edhe te projekti Smart City, të cilin e cilësoi si një nga projektet strategjike për transformimin teknologjik të Policisë së Shtetit.

“Për vitin 2027 parashikohet financim rreth 2 miliardë lekë për këtë projekt, si dhe rreth 1 miliard lekë për TVSH-në përkatëse, krahas fondeve të tjera të lidhura me mbikëqyrjen dhe kostot lokale”, bëri të ditur ai.

Sipas kreut të Policisë, projekti synon rritjen e kapaciteteve për monitorimin e territorit, administrimin e sigurisë publike dhe përmirësimin e reagimit operacional. Ai theksoi gjithashtu se përdorimi i këtyre sistemeve duhet të shoqërohet me standarde për mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e privatësisë.

Në përfundim të prezantimit në Komisionin e Sigurisë, Hita theksoi se fondet e parashikuara duhet të përkthehen në rezultate konkrete për qytetarët.

“Investimi në burime njerëzore, teknologji, pajisje dhe infrastrukturë nuk është thjesht një rritje e shpenzimeve buxhetore, por një investim në sigurinë publike, në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në besimin e qytetarëve te institucionet”, tha ai.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Masa të shtuara të Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë

Më pak kohë në trafik, lëvizje më e lehtë drejt punës dhe shkollës dhe më shumë siguri në rrugë. Ky…

Global 360

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog i dorëzoi zyrtarisht sot mandatin liderit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Masa të shtuara të Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë

Më pak kohë në trafik, lëvizje më e lehtë drejt punës dhe shkollës dhe më shumë siguri në rrugë. Ky…