QKK shpall 11 projekte fituese për zhvillimin e filmave artistikë me metrazh të gjatë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli 11 projektet kinematografike fituese në kategorinë “Projekte për zhvillim të filmit artistik me metrazh të gjatë”.


Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli 11 projektet kinematografike fituese në kategorinë “Projekte për zhvillim të filmit artistik me metrazh të gjatë”.

Projektet e përzgjedhura janë:

“Ëndrra e diktatorit” – Regjia dhe skenari: Erenik Beqiri.
“Cittadina 113” – Regjia dhe skenari: Andamion Murataj.
“Ngjyrat nën lëkurën time” – Regjia dhe skenari: Ajola Daja.
“Liminal” – Regjia dhe skenari: Andi Deliana.
“AMA” – Regjia dhe skenari: Valmir Tertini.
“Sherebelë” – Regjia dhe skenari: Gentian Gjikopulli.
“Fjolla” – Regjia: Redi Treni; skenari: Aleksander Rusjakov.
“2020” – Regjia: Sara Hoxhaj dhe Mateo Cingu; skenari: Florjan Binaj.
“Jeta e re” – Regjia dhe skenari: Lorin Terezi.
“Hapësira mes nesh” – Regjia dhe skenari: Adrian Guri.
“Hera” – Regjia dhe skenari: Xhoslin Rama.
Përmes kësaj thirrjeje, Qendra Kombëtare e Kinematografisë mbështet zhvillimin e projekteve të reja filmike dhe krijimtarinë e autorëve shqiptarë në fushën e kinematografisë.

Mes emrave fitues në këtë shpallje të QKK-së, është Erenik Beqiri një nga regjisorët shqiptarë me vlerësime ndërkombëtare në kinematografi. Në vitin 2023, filmi i tij i shkurtër “A Short Trip” u shpall fitues i çmimit “Best Orizzonti Short” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Ndërsa Lorin Terezi ka fituar së fundmi çmimin “Filmi më i Mirë” në edicionin e 42-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë (Warsaw International Film Festival), në Poloni, me filmin e tij artistik “Agia”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

QKK shpall 11 projekte fituese për zhvillimin e filmave artistikë me metrazh të gjatë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli 11 projektet kinematografike fituese në kategorinë “Projekte për zhvillim të filmit artistik me metrazh të…

Global 360

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog i dorëzoi zyrtarisht sot mandatin liderit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

QKK shpall 11 projekte fituese për zhvillimin e filmave artistikë me metrazh të gjatë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli 11 projektet kinematografike fituese në kategorinë “Projekte për zhvillim të filmit artistik me metrazh të…