Formula e Pagëzimit, 564 vite nga dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar

564 vite më parë, më 8 nëntor 1462, kryeipeshkvi i Durrësit, imzot Pal Engjëlli, hodhi në letër një nga dëshmitë më të çmuara të historisë së gjuhës shqipe “Formulën e Pagëzimit”, dokumentin më të hershëm të njohur deri më sot në gjuhën shqipe.


564 vite më parë, më 8 nëntor 1462, kryeipeshkvi i Durrësit, imzot Pal Engjëlli, hodhi në letër një nga dëshmitë më të çmuara të historisë së gjuhës shqipe “Formulën e Pagëzimit”, dokumentin më të hershëm të njohur deri më sot në gjuhën shqipe.

Shkruar në latinisht (gjuha kishtare e kohës), në këtë dokument dëshmohet për herë të parë “Formula e Pagëzimit” në gjuhën shqipe: “Un te pagezonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt”, që në shqipen e sotme do të thotë: “Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Deri më sot konsiderohet si dokumenti më i hershëm i njohur i gjuhës shqipe (8 nëntor 1462).

Lidhur me këtë ngjarje historike, reagoi sot edhe Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

“Më shumë se pesë shekuj më parë, këto fjalë të arta të gjuhës sonë u hodhën në letër, duke hyrë kështu në përjetësi dhe na lënë një trashëgimi me vlerë historike për identitetin tonë kombëtar.

Gjuha shqipe është një nga pasuritë më të çmuara që kemi trashëguar. Ta flasim me krenari, ta ruajmë dhe t’ua përcjellim brezave të ardhshëm me dashuri e përkushtim”, shprehet Peleshi.
Dokumenti i kryeipeshkvit shqiptar imzot Pal Engjëlli, mik, këshilltar e bashkëpunëtor i ngushtë i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ruhet në Bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe u zbulua për herë të parë nga historiani rumun Nicolae Iorga më 1915.

Ky dokument është fryt i vizitës baritore që imzot Pal Engjëlli ndërmori si udhëheqës shpirtëror nëpër kishat famullitare të kryedioqezës së Durrësit.

Në përfundim të saj, ai paraqiti një pasqyrë të gjendjes së organizimit të Kishës, situatës së vështirë dhe rreziqeve që i kanoseshin popullsisë, duke u lënë porosi priftërinjve dhe besimtarëve që t’i pagëzonin foshnjat në rrezik vdekjeje me formulën e njohur shqip.

Së fundi, në këtë dokument Pal Engjëlli i drejtohet Selisë së Shenjtë për të ndihmuar popullsinë e varfër e të vuajtur të këtyre viseve.

Pal Engjëlli, ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. I lindur rreth vitit 1417, në familjen fisnike të Engjëllorëve të Drishtit, ai shërbeu si kryeipeshkëv i Durrësit, diplomat dhe këshilltar i Heroit Kombëtar.

Pal Engjëlli ndërroi jetë rreth viteve 1469–1470, por emri i tij mbetet i lidhur me historinë e gjuhës shqipe përmes Formulës së Pagëzimit, dokumentit që dëshmon përdorimin e shqipes së shkruar në shekullin XV.

Burimi ATSH

Nufi homazhe në varrezat e Luftës së Komonuelthit dhe ushtarëve gjermanë në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot homazhe në varrezat e Luftës të Komonuelthit dhe varrezat e ushtarëve gjermanë në…

Global 360

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog i dorëzoi zyrtarisht sot mandatin liderit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi homazhe në varrezat e Luftës së Komonuelthit dhe ushtarëve gjermanë në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot homazhe në varrezat e Luftës të Komonuelthit dhe varrezat e ushtarëve gjermanë në…