BE mbështet Shqipërinë me mbi 920 milionë euro përmes Planit të Rritjes

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Europian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument që synon të nxisë zhvillimin ekonomik, të përshpejtojë integrimin europian dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA), nga kjo mbështetje janë disbursuar deri në maj të vitit 2026 rreth 212,8 milionë euro për Shqipërinë.

Financimi parashikohet të mbështesë një sërë sektorësh me rëndësi për ekonominë dhe zhvillimin e vendit, duke përfshirë investimet në infrastrukturë, përmirësimin e transportit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mundësive për bizneset.

Mbështetja e Bashkimit Europian synon të sjellë më shumë mundësi për zhvillim, rrugë dhe lehtësi në transport, lëvizje më të lehtë për qytetarët dhe bizneset, si dhe për investimet që gjenerojnë punësim.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon gjithashtu forcimin e lidhjeve ekonomike të vendeve të rajonit me tregun europian, duke nxitur tregtinë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Mbështetja financiare për Shqipërinë konsiderohet një instrument i rëndësishëm për nxitjen e investimeve dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, në kuadër të procesit të afrimit të vendit me Bashkimin Europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

BE mbështet Shqipërinë me mbi 920 milionë euro përmes Planit të Rritjes

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Europian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia