Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme.


Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Gjatë një interviste në EuroNews Enlargement Summit me Maria Tadeo mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e së ardhmes, kreu i qeverisë u pyet se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen për emigrantët me Italinë, e cila është nënshkruar për 5 vite.

“Marrëveshja, do të qëndrojë në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Edhe përtej 2030-ës, 2040-ës, 2050-ës derisa ajo të jetë kryeministre e Italisë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi marrëveshjen si një përpjekje për të gjetur një qasje alternative ndaj çështjes së emigracionit, duke theksuar se ajo nuk do ta zhdukë problemin, i cili mbetet një sfidë e madhe dhe shpesh përdoret për qëllime të politikës së brendshme nga partitë e ndryshme.

“Mendoj se është një përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje të ndryshme për të trajtuar një çështje e cila nuk është se do të zhduket, se do të forcojmë kufijtë, nuk do të zhduket vetëm sepse do të lidhim marrëveshje të këtij lloji dhe nuk do të zhduket për aq kohë sa përdoret për qëllimet e politikës së brendshme nga parti të ndryshme që duan të marrin copat e elektoratit, duke e përdorur për këtë gjë që është një sfidë e jashtëzakonshme, është një sfidë civilizimi”, tha Rama.

Sa i përket rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian, Rama nënvizoi se beson tek procesi i bazuar në meritë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…