Rama: Lista Studentore nuk ndryshon qëndrimin për njohjen e Kosovës, Serbia duhet ta meritojë anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin e Euronews për Zgjerimin (Euronews Enlargement Summit), një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës evropiane të vendeve aspirante për anëtarësim.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin e Euronews për Zgjerimin (Euronews Enlargement Summit), një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës evropiane të vendeve aspirante për anëtarësim.

Gjatë një interviste me Maria Tadeo mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e së ardhmes, kreu i qeverisë u pyet në lidhje me fitoren e Listës Studentore në Serbi dhe humbjen e Aleksandër Vuçiç.

Rama u ndal tek qëndrimet politike të Listës Studentore në lidhje me njohjen e Kosovës, që sipas tij janë të njëjta me ato të ish-presidentit Vuçiç.

“Ajo çfarë di është që fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për atë që është çështja më e dashur për mua dhe për shqiptarët, që është çështja e njohjes së Kosovës. Ata janë tërësisht të mbyllur ndaj kësaj çështjeje, kështu që kjo nënkupton se “muzika” në Beograd nuk do të ndryshojë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi rëndësinë e Serbisë për rajonin dhe nevojën që vendi të mos largohet nga perspektiva europiane.

Ai u shpreh se braktisja e projektit europian nga Serbia do të kishte pasoja negative për të gjithë rajonin, duke nënvizuar se synimi duhet të jetë integrimi i plotë i të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Serbia është një pjesë shumë e rëndësishme e këtij mozaiku të Ballkanit Perëndimor, po gjithmonë kam qenë avokat i faktit që nuk duhet ta lëmë Serbinë të shkojë në drejtimin e gabuar dhe njëfarësoj të braktisë projektin evropian, sepse kjo do të dëmtonte, së pari mbi gjithë rajonin tonë”, tha Rama.

Megjithatë, Rama theksoi se Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj përpara se të bëhet pjesë e BE-së, duke veçuar normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe qëndrimin ndaj Rusisë.

“Nga ana tjetër, sidoqoftë, e dimë si shkojnë gjërat, në qoftë se do të hysh në Bashkimin Evropian të duhet të realizosh gjëra në shumë aspekte. Kur bëhet fjalë për aspekte të caktuara, Serbia ka të dëshmuar një hezitim dhe jo vetëm normalizimi me Kosovën, por edhe qëndrimi që ka karshi Rusisë, sanksioneve dhe gjërave të tjera.

Pra, unë do të thoja, po, na duhet Serbia të jetë me ne, duhet që Serbia të jetë pjesë e një fqinjësie që duhet të jetë pjesë e plotë e Bashkimit Evropian. Por edhe një herë, Serbia duhet të tregojë rezultate dhe duhet ta meritojë plotësisht këtë përkatësi duke realizuar plotësisht atë çka është e panegociueshme në raport me Bashkimin Evropian”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për emigrantët do të qëndrojë në fuqi…