93,6 miliardë lekë për arsimin, financim shtesë për studentët dhe kërkimin shkenco
Projektbuxheti për vitin 2027 parashikon një financim prej 93,6 miliardë lekësh për arsimin, me një rritje prej 4,5 miliardë lekësh krahasuar me financimin aktual, duke ofruar më shumë mundësi për çdo fëmijë dhe më shumë mbështetje për çdo student.

Në fokus do të jetë përmirësimin e kushteve në shkolla dhe zgjerimin e mundësive për nxënësit e studentët.
Sipas njoftimit të sotëm të Agjencisë për Media dhe Informim, ndër prioritetet kryesore të parashikuara në buxhet janë 1,1 miliardë lekë shtesë për bursat e studentëve në nevojë, 400 milionë lekë për infrastrukturën e arsimit bazë, si dhe 500 milionë lekë për programin “Pas Shkolle”, i cili parashikon zgjatjen e orarit deri në orën 17:00.
Gjithashtu, 100 milionë lekë shtesë do të akordohen për kërkimin shkencor.
Përmes këtyre investimeve, qeveria synon që të sjellë më shumë mbështetje për familjet, kushte më të mira për fëmijët dhe më shumë hapësirë për dijen, talentin dhe zhvillimin e brezit të ri.
Burimi ATSH