
Tafa: 1277 shërbime online për qytetarët dhe bizneset
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI”, Igli Tafa, theksoi se Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm në transformimin digjital.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI”, Igli Tafa, theksoi se Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm në transformimin digjital, duke zgjeruar aksesin në shërbimet publike dhe duke forcuar pozicionin e saj në mes vendeve të rajonit.
Tafa deklaroi se sot që ne flasim ofrojmë për qytetarët dhe bizneset 1277 shërbime.
“Jo vetëm me rajonin të cilët ne jemi të parët, por edhe më gjerë se rajoni. Shqipëria është një shembull krenarie në fushën e digjitalizimit. Duke punuar bashkë me AKS-në kemi si qëllim që jo vetëm të mirëmbajmë shërbimet aktuale, por të rrisim portofolin e këtyre shërbimeve”, u shpreh Tafaj.
Kreu i AKSHI-t shton se “në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, synimi është jo vetëm mirëmbajtja dhe përmirësimi i shërbimeve ekzistuese, por edhe zgjerimi i portofolit me shërbime të reja në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi dhe energjia”.
Burimi ATSH


















